Mesfushori i Gjermanisë, Mesut Ozil ka dhënë dorëheqjen nga Kombëtarja Gjermane. Sipas Ozil, mediat gjermane abuzuan me prejardhjen e tij turke dhe u përpoqën ta kthenin kombin e Gjermanisë kundër tij duke e përdorur takimin e muajit Maj me Erdogan si një justifikim për performancën e dobët të zhvilluar gjatë Kupës së Botës.
Unë nuk mund ta pranoj që mediat gjermane vazhdimisht të fajësojnë prejardhjen time. Ata nuk kritikuan lojën time apo lojën e ekipit, ata kritikuan vetëm origjinën time turke dhe respektin për vendin tim. Edhe Lothar Matthaus u takua me Putin pak ditë më parë dhe nuk mori asnjë kritikë në media.
Mesut Ozil, futbollist i Kombëtares Gjermane
Më tej Ozil shkruan se takimi nuk kishte qëllime politike por thjesht respekt i institucionit më të lartë të vendit të prindërve të tij.

Të dy lojtarët me prejardhje turke, Gundigan dhe Ozil u përballën me një lumë kritikash pas takimit me Erdogan, të cilin e quajtën presidentin e tyre. Gundogan u shpreh se takimi nuk ishte një deklaratë politike, ndërsa Ozil zgjodhi të qëndronte i heshtur deri në statusin e sotëm.
(Letra e mesfushorit Mesut Ozil)
Komente

