POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lushnje/ Bie në pranga i kërkuari, kanosi një shtetas me armë

Policia e Lushnjes

Një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri dhe ishte shpallur në kërkim nga policia, ra sot në pranga dhe gjatë momentit të kapjes, policia i gjeti edhe një armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante në brez. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Lushnje, arrestuan shtetasin B.L, 37 vjeç, banues në Lushnje.  Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje" pasi në datën 19.10.2018, pranë lokalit të shtetasit me iniciale S.Ç, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnje, ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.Xh, 38 vjeç.

Gjatë kontrollit të trupit që ju bë shtetasit B.L, ju gjetë një armë zjarri pistoletë TT me 7 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

rr.zh
Komento