'Ma sillni se do ta djeg të gjallë', gjyshi i Ritvanit pret njerëz për ngushëllim në familjen e të vëllait

Pak ditë pas masakrës ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij, në fshatin Resulaj ka rënë qetesia, ndërsa në familjet e viktimave ka ende një situatë shokuese.

Shtëpia e vetme e hapur është ajo e Azem Zykaj, i cili mbeti i vrarë bashkë me gruan e tij, ndërsa banesat e tjera janë bosh. Familjarët të presin, por i kanë kërkuar mirëkuptim gazetarit Armand Xhelilaj për të mos filmuar në shtëpitë ku ndodhi krimi makabër.

I vetmi që ka shkuar në shtëpinë e Ademit për ngushëllime ka qënë gjyshi i autorit, Kujtim Zykaj, i cili i ka drejtuar një mesazh të afërmve.

Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë.

Kujtim Zykaj

Ndonëse gjyshi pret njerëzit për ngushëllime, prindërit e Ritvan Zykajt kanë vendosur të largohen nga fshati. 

Pak banorë që flasin, tregojnë si i kanë njohur ata që humbën jetën, por edhe autorin dhe familjen e tij.

Unë kam qënë shok me Azemin. Nuk kemi fjalë.

Është shprehur një mik i Azemit

Ishin njerëz të rregullt. Hanin, pinin. Djali ishte në rregull me aq sa e kam takuar. Nuk e di në ka qënë problematik. S’më ka rënë në vesh gjë.

Banor i zonës

S’ka tragjedi më të madhe. U shua familja. Sidomos dy fëmijët e vegjël. Kanë qënë fis i mirë. Punëtorë. I sharroi tetë veta. Ta çajnë dhe t’ja mbushin të çarat me kripë.

Banore e zonës

Banorët janë ende të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, por janë kthyer në përditshmërinë e tyre.

Situata në Resulaj nuk mund të harrohet lehtësisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 13/08/2018 10:47

    Shumë egërsi në këtë fis...njëri është gati ta djegë të gjallë...tjetri t'ia presë mishin copa copa e t'i hedhë kripë.... Përtej fatkeqësisë, gjithë kjo dhunë që shprehin nuk është e habitshme pse ai djalë shfaqi atë nivel dhune ndaj të afërmve të tij. Duhet bërë kujdes kur rrisim fëmijët, sepse pa dashur gatuajmë dhe rrisim psikopatë përmes sjelljeve të tilla..dhe habitemi më pas kur psikopatia na kthehet mbrapsht!

    Përgjigju
    • Fati: 13/08/2018 13:48

      Shume I sakte

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës