Skandali i drejtësisë/ Mashtrimi 5 mln euro, lirohet administratori i 'Gulf' Alban Aliko

Kërkohej prej më shumë se 5 muaj si personi që mashtroi qindra qytetarë duke iushitur mijëra litra tollona karburanti të pavfleshme nga kompania “Gulf”, arrestohet nga policia dhe lirohet nga gjykata në fshehtësi Albano Aliko.
Ish-administratori i kompanisë Gulf, Albano Aliko rezulton se është prangosur nga Policia e Tiranës ditën e hënë më 10 shtator për akuzat e “mashtrimit” dhe fshehje të falimentimit, vepra penale për të cilat parashikohet deri në 20 vite burg.

Për Alikon, në korrik të këtij viti gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg, e njëjta masë u dha e për ish-administratorin tjetër, shtetasin gjeorgjian Irakli Svanidze. Por çudia ka ndodhur vetëm një ditë më parë, që dyshohet se ka regjistruar skandalin tjetër në drejtësi. Albano Aliko, edhe pse nën një akuzë që rrezikon deri në 20 vite burg u lirua me vendim të gjyqtarit të Tiranës, Arben Micko. Report Tv ka kontaktuar si me Gjykatën e Tiranës por edhe me Prokurorinë, por asnjë prej dy institucioneve nuk ka pranuar të japi informacion edhe pse të prekur janë qindra qytetarë. 

Burime pranë grupit hetimor, kanë bërë me dije më herët se mashtrimi i qindra binzeseve dhe qytetarëve të ndryshëm me shitjen e tollonave, ka ndodhur brenda një periudhë katër ditore. Nga verifikimet e bëra prokuroria e Tiranës ka konstatuar se shitja e tollonave të naftës në masë të madhe dhe me çmim tepër të ulët se tregu. 

Superoferta e “Gulf” ka vijuar të ekzistojë edhe për katër ditë të tjera, deri në datën 19 prill, kur gjithçka është ndaluar, ku një ditë më vonë shoqëria “Gulf” ka shpallur falimentin në të gjitha pikat e ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar. Në fakt gjithçka duket se ka qënë e inskenuar, pasi jo pa qëllim dhe administratori i kompanisë “Sun Petroleum Albania” që kishte në pronësi karburantet e “Gulf”, në datën 18 prill 2018 ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj firme dhe është larguar jashtë shiqpërisë. Mësohet se brenda afatit 4 ditor në pikat e shitjes së naftës, janë shitur mijëra tollona, ndërkohë ka pasur biznese që kanë porositur deri në 20 milion lekë tollona. Ende nuk ka një ekspertim të detajuar se sa ëhstë vlera e dëmit ndaj qytetarëve dhe vlera totale e dëmitë të GULF, por nga llogaritjet paraprake mashtrimi ekonomik shkon deri në vlerën 5 milionë euro.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Financieri: 13/09/2018 17:50

    Vetting....Ne burg per 35 gr bar, i lire per mashtrim dhe vjedhje qytetarve mbi 3 ml dollar!! Ska si ndodhe ndryshe..ne perurimin e ketij biznesi "elitar" mori pjese paria e vendit me ne krye vet Presidentin...

    Përgjigju
  • sapa: 13/09/2018 17:35

    He more kurvat e rilindjes keni thene se do beni shtet u prostituta njerezore dhe keni 5 vjet ne timon.Plehra!Keshtu eshte kur hajduti nuk e denon dot hajdutin se jane njesoj!

    Përgjigju
    • Laci: 13/09/2018 18:04

      O Sape, Rilindja e arrestoi, gjykatesi i Saliut e leshoi..!

  • redi: 13/09/2018 17:14

    Kur nuk ka drejtesi nuk ka shtet . Ky gjygjtar, jo vetem duhet shkarkuar ,por te shkoje ne burg me Alikon . Si mund te liget i lire nje mashtrues, qe ka sjell dem financiar prej 5 milion eurosh ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)