Me 101 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për krijimin e Ushtrisë

Me 101 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për krijimin e Ushtrisë

Pamje nga FSK-të e Kosovës

KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 101 vota pro projektligjin që kthen Forcat e Sigurisë të Kosovës në ushtri.  

Pas miratimit të projektligjit të parë, është votuar pro projektligji që transformon Ministrinë e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Miratimi me 101 vota pro

Ky projektligj parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Ndërsa ministri i FSK-së, Rrustem Berisha u shpreh se hartimi dhe procedimi i këtyre projektligjeve, është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese.

Ndryshe nga mosmarrëveshjet e kohëve të fundit mes palëve politike, në këtë seancë të gjitha grupet parlamentare kanë votuar pro , me përjashtim të Listës serbe, e cila zgjodhi bojkotin. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prishtina: 18/10/2018 15:58

    Urime dhe bekimet e Zotit per popullin e Kosoves por edhe mbare kombin shqiptar.E meriton Kosova formimin e nje ushtrie te armatosur dhe dinjitoze.Flm dhe mirenjohje te perjetshme partnereve tane strategjik te cilet me taksat e tyre shpetuan popullin e Kosoves nga masakrat dhe spastrimet etnike 200 vjecare qe nga Nishi,Pazari Ri dhe deri ne Lugine te endacakeve serb qe erdhen si koloni dhe ndertuan shtetin e tyre me trojet shqiptare.

    Përgjigju
  • Sokol: 18/10/2018 14:35

    E hallall e paci! Gjithnje e me te forte shqiptarine! Respekte edhe USA!

    Përgjigju
  • Proka: 18/10/2018 13:26

    Me ne fund nje lajm gezues per Kombin Shqiptare,u derdh shume gjake ne Kosoven Martire,me ne fund u arrit ideali yne me mund dhe shume viktima,masakra mbi civilste te pa armatosur,gjenocid ne zemer te Europes kurve qe perkedhele kelyshet e rusise duke ju mundesuar avancime politike. Partite politike ne Kosove me ne fund u bene bashke per te mos humbur nderin Kombetare dhe te formojne Ushtrine gje qe na takon me Kushtetute. Zoti e mbrojte Kombin Shqiptare nga armiqet Ruse kriminela qe bene nje Greqi me gjake Shqiptari qysh me 1821,gjithnji deshiruan trojet Iliro Pellazge duke na quajtur "turqe". Shqiptare zgjohuni nga gjumi dhe bashkohuni si ne kohen e Nderit dhe Beses se Gjergj Kastriotit dhe Europa do te perulet pasi Ne jemi Fara e Eurpes,Ne jemi populli me i vjeter i Europes. Me te mira

    Përgjigju
    • Lugina: 18/10/2018 16:01

      Te lumte Pena dhe mendja.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim