'Me dritën e ndezur të së ardhmes', Rama viziton shtëpinë e rindërtuar të familjes Ahmeti në Vlorë (Video)

VLORË- Pak javë më parë kreyministri i vendit, Edi Rama vizitoi familjen Niko Ahmetit nga fshati Vajzë i Vlorës.

Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta  Manastirliu panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e Niko Ahmetit dhe premtuan rindërtimin e shtëpisë dhe ndihma për familjarët.

Gjatë bisedës, kryefamiljari i rrëfeu kryeministrit se jetonte pa ujë, pa drita, flinin në tokë dhe jetonin me vetëm një ndihmë ekonomike.

Në postimin e sotëm të kryeministrit, familjes nga Vlora i është rindërtuar shtëpia, i është rikthyer energjia elektrike, ndërsa djemtë më të rritur të kryefamiljarit janë futur në kurse profesionale.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pali: 11/11/2018 18:34

    keta e kan hallall

    Përgjigju
  • LORA: 11/11/2018 11:56

    Hallall Rilindjes se fjales se mbajtur,brenda dy muajve. Dimerofshin gezuar familja e Niko Ahmetit.

    Përgjigju
  • Erjon: 11/11/2018 10:49

    Gjeja me e bukur te ndimohen njerzit ne nevoje pergezime shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson