Me video/ Momenti kur policia e Kosovës ekzekuton grabitësin në Istog

Me video/ Momenti kur policia e Kosovës ekzekuton grabitësin në Istog

Momenti kur ekzekutohet grabitësi në Istog

Mesditën e djeshme ndodhi një tentativë grabitje e armatosur në qendër të Istogut në Kosovë, ku si pasojë, pas shkëmbimit të zjarrit, ka humbur jetën grabitësi dhe efektivi i policisë së Kosovës, Izet Demaj (Lexo këtu).

Në momentin kur ndodhi ngjarja kishte shumë qytetarë në zonën përreth dhe ata nga kënde të ndryshme e kanë filmuar skenën me kamera amatore. Në pamje duket momenti i parë i grabitësit i cili i armatosur futet në ambientet e bankës. Ndërsa pas të shtënave, lë të vdekur policin Demaj. Por në rrugë ndodh shkëmbimi i zjarrit mes grabitësit dhe policisë. Autori i armatosur me armë zjarri kallashnikov qëllohet për vdekje nga një prej policëve duke marrë një plumb në stomak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shperthyesi: 28/12/2018 13:06

    Brova policia e Kosoves, jeni shtet i vertete, po te ishte ne Shqiperi , roja private i bankes do kishte ngritur duart lart, dhe do ndihmonte grabitesin te ngarkonte thaset ne makine... Shqiperia shtet bananesh!

    Përgjigju
  • Shqipe: 28/12/2018 10:08

    Ky polici duhet te shpallet hero me medalje

    Përgjigju
  • Erik: 28/12/2018 10:02

    Ngushellime familjes se policit te vrare, keqardhje e madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm