VIDEO/ Mercedesi digjet në mes të rrugës në Librazhd, qytetarët kalojnë të qetë pranë tij

Një automjet tip Mercedes C-Class është përfshirë nga flakët sot në unazën e qytetit të Librazhdit.

Vetura është djegur thuasje plotësisht, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit, por si pasojë e tij u krijua kaos në trafik për shkak të tymit dhe flakëve, pasi automjeti po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare.

Policia ndodhet në vendngjarje, por nga pamjet duket se mjaft qytetarë i kalojnë të pashqetësuar pranë automjetit në flakë dhe duken të pandërgjegjshëm por rrezikun që u kanoset nga ndonjë shpërthim i mundshëm.

Pak metra larg veturës dallohet dhe një person që lëviz në pamje tepër i shqetësuar, i cili dyshohet se është pronari i mjetit.


Foto nga vetura e djegur në Librazhd

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku: I padrejtë, dëmton ekonominë

Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku: I padrejtë, dëmton ekonominë