Misteri i djalit të gjyqtarit të kapur me 1 ton kokainë dhe 1.5 mln € në Spanjë 

Vijon të mbetet mister identiteti i dy bosëve shqiptarë të arrestuar në Spanjë për ngarkesën 1 ton kokainë e ardhur nga Kolumbia në vendin iberik. Mediat spanjolle i kanë identifikuar dy trafikantët shqiptar si Dritan Gradica dhe Julian Deblini. Policia spanjolle tha për Report Tv dy ditë më parë se banda e trafikut të kokainë drejtohej nga dy shqiptarë.

Teksa mediat spanjolle shkruajnë se autoritet spanjolle kanë kërkuar informacion nga pala shqiptare për lidhjet e tyre në vendin tonë, nga ana e Policisë Shqiptare nuk jepet asnjë informacion për identitetin e tyre. Nga verifikimet e bëra nga Report Tv rezulton në Shqipëri me këtë identitet vetëm një shtetas. Dritan Gradica, që korrespondon me identitetin e të arrestuarit në Spanjë, është 43 vjeç lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.

Ai rezulton se është djali i ish-gjyqtarit të Apelit, Shaqir Gradica, i cili tashmë ka dalë në pension. Gjyqtari Gradica është një personazh i njohur në sistemin e drejtësisë me një karrierë të gjatë në gjyqësor si pjesë e Gjykatave të Apelit.

Report TV ka kontaktuar me telefon ish-gjyqtarin Gradica, që tashmë punon si avokat i lirë, por ai ka mohuar që personi i kapur në Spanjë është djali i tij. Dyshimet e ngritura deri më tani janë se një tjetër person të ketë përdorur identitetin e Dritan Gradicës.

Por kjo pistë do të mbetet mister deri në momentin që Policia e Shtetit do të veprojë për zbardhjen e kësaj ngjarje, apo të paktën do të informojë opinionin publik nëse ka ndërmarrë ndonjë hap për të identifikuar dy shtetasit shqiptar të arrestuar në Spanjë si bosët e trafikut të një ton kokaine.

Nga burime konfidenciale, Report Tv ka arritur të mësojë se shtetasi Dritan Gradica rezulton të ketë hyrë me makinë në Shqipëri në datën 18 janar 2018 nga pika e Kakavijës. Vetëm 8 ditë më vonë në datën 26 janar, po nga e njëjta pikë kufitare është larguar sërish por këtë herë në këmbë dhe jo me makinë. 


(Pakot e kokainës të koduara me mbishkrime "CR7")


(Eurot (1.5 mln €) që iu sekuestruan trafikantëve)

Sa i përket shtetasit Julian Deblini, i identifikuar si shqiptari i dytë i arrestuar. Ky emër nuk rezulton i regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile. Për këtë shtetas ka dyshime se ai është me kombësi shqiptare por shtetas kosovar.

Që prej tre ditësh mediat spanjolle vijojnë të shkruajnë për operacionin “Start”, ku u kapën 1 ton kokainë dhe 1. 5 milionë euro. Ky rrjet drejtohej nga shqiptarët, të cilët sipas mediave spanjolle kishin arritur të bënin pjesë të organizatës dhe punonjës të një aeroporti në Kolumbi nga ku nisej kokaina.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diku: 20/05/2018 14:43

    Po te gjithe kuksjanet jane me pashaporta angleze edhe identitet kosovar.po ai gjygjtari qfare do thoje qe eshte djali i vet jan me te zgjuar se ju nje hap para gjithmon keta po e levizin miellin sot neper europe.

    Përgjigju
  • Sokellima: 03/05/2018 12:57

    Ore kaq te pa afte jemi si shtet ky personi qe i kane marre indetitetin nuk e therrasin nga anglia te deshmoj apo eshte dora vet dhe ta shtyjme me intervista me babin po babi cfare do thot qe eshte djali im 18 vjet i ka humbur pasapota atij dhe spaska denoncuar po te jet shtet e sjell ate “anglezin” orgjent

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot