POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

SHBA i hoqi vizën, Vettingu i ndërpret ëndrrën: Shkarkohet gjyqtari Lazaj, s’justifikon pasurinë

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Artan Lazaj, pasi nuk justifikon pasurinë. Komisioni hetoi gjyqtarin vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale dhe morale, ndërsa Lazaj kërkoi përjashtimin e trupës, por u refuzua.

Në seancën e kaluar trupa e KPK, deklaroi se gjyqtari Lazaj kishte fshehur pasurinë, kishte bërë deklarim të rremë. Komisioni theksoi se nga hetimi rezultoi se gjyqtari ka dy apartamente në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Bulqizë, tokë në Porto Palermo dhe një makinë tip ‘Benz’.

Trupa gjithashtu u shpreh se Lazaj ka bërë kontrata noteriale fiktive dhe nuk ka deklaruar pagesën për shkollën e vajzës në një kolegj privat. Por paçka këtyre pretendimeve të komisionit të vettingut Lazaj deklaroi në seancën e kaluar banka ka gabuar duke kërkuar rihetim.

Përsa i përket mos deklarimit të pagesave për shkollën e vajzës, ai tha se kishte harruar.  Burimi i vetëm i të ardhurave, u shpreh gjyqtari ka qenë rroga e tij, ndërsa ka shtuar se ka dhënë katër dënime me vdekje dhe shumë përjetë, prandaj kërkoi nga Vettingu që të mos i ndërpriste ëndrrën.

Pas konstatimeve në seancën e kaluar, sot Komisioni e ka shkarkuar. Artan Lazaj ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa është njëri nga gjyqtarët që Ambasada e SHBA i ka refuzuar vizën.


Artan Lazaj

Ndërsa në përfundim të seancës së sotme, avokati Sokol Hazizaj deklaroi se vendimi do të apelohet në Kolegj, pasi KPK ka bërë shkelje dhe se nuk është luks që të kesh një shtëpi.

Nuk e prisnim shkarkimin. KPK ka bere shkelje. Të kesh një shtëpi nuk është luks, kështu po shkojmë në devijanca sociale. Ne do ti drejtohemi Kolegjit të Apelimit

Avokati Sokol Hazizaj

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 11/07/2018 13:25

    Shikoni kto fytyra kriminelësh që kan shkatruar shoqërin Shqiptare që e kan bër sketer jetën e popullit kta duhen futur në burg e duhet tu hiqen lekët e vjedhura e pronat që jan gjaku popullit.

    Përgjigju
  • drejtesi per te gjithe: 11/07/2018 11:27

    As ti fshehin nuk arriten dot .Imagjo sa kane e sa kane deklaruar !?

    Përgjigju
  • Qyqtari: 11/07/2018 10:24

    Avukot se ke kap akoma punen e vetingut. Se pyeten pse ke 4 shtepi po si i bere keto 4 shtepi. Nqs i justifikon vazhdon endrren nuk i justifikon behet avukot e vazhdon nje enderr tjeter, pavaresisht se duhej te shkonte ne burg. Si vete dhe aq keq mos e qani kot.

    Përgjigju