U bllokuan nga moti i keq në Sazan, shpëtohen 50 turistë, mes tyre edhe gazetarë të huaj

U bllokuan nga moti i keq në Sazan, shpëtohen 50 turistë, mes tyre edhe gazetarë të huaj

Turistët e shpëtuar nga anija e Flotës Detare “Iliria” në ishullin e Sazanit

Moti i keq bllokoi mesditën e sotme në ishullin e Sazanit 50 turistë mes tyre edhe gazetarë të huaj. Pas udhëtimit drejt Sazanit me anije të vogël turistike, turistët u bllokuan në ishull. Mes turistëve të bllokuar ishin një grup korrespondentësh të agjencive të huaja të lajmeve.

Gazetarët kërkuan ndihmë pranë Forcës së Armatosur pasi dallgët e larta penguan lëvizjen e tyre për disa orë. Anija e Flotës Detare “Iliria” ndërhyri për t’u ardhur në ndihmë 50 turistëve, ndërsa pas shpëtimit është nisur drejt portit të Vlorës me të gjithë turistët në bord, përfshirë dhe disa fëmijë.


Turistët e shpëtuar nga anija e Flotës Detare “Iliria” në ishullin e Sazanit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)