Kryedemokrati Sali Berisha nuk ‘ndez’ më. Protesta e sotme para Kryeministrisë, por edhe ato të ditëve të fundit po tregojnë një dështim në pjesëmarrje, pasi në shesh dalin vetëm një grusht militantësh.
Këtë e vërteton fakti se shumica prej tyre dukeshin fytyra të para në çdo protestë tjetër të thirrur nga Berisha, ç’ka tregon se janë thjeshtë 'ithtarë' besnikë të kryedemokratit.
Mesa duket, Berisha nuk është një person i denjë në sytë e opinionit publik për të qeverisur vendin.
Mungesa e pjesëmarrjes dhe një alternative të denjë ka bërë që Berisha të kërkojë ta marrë vëmendjen përmes dhunës gjatë protestave, duke organizuar grupe të caktuara të rinjsh për të sulmuar institucionet dhe policët. Në protestën e fundit kombëtare të PD-së në 8 maj u hodhën gurë dhe molotovë në drejtim të institucioneve dhe efektivëve të Policisë.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka postuar një foto nga foltorja e Sali Berishës, ku duken vetëm militantët e zakonshëm që janë mbledhur për ta dëgjuar.
Ai përsërit pyetjen lidhur me 3 italianët e proceduar nga policia në protestën e 8 majit, një çështje për të cilën thekson se PD s’e ka sqaruar ende.
“Përtej krushqve të sotëm, në protestën e të premtes Policia e Shtetit ka proceduar tre shtetas italianë për sulm me gurë/molotovë ndaj Policisë së Shtetit. Partia Demokratike i detyrohet publikut një përgjigje për këtë përfshirje të shtetasve të huaj në dhunën e protestave”, shkruan Balla.
Komente











