Moti i keq përfshin vendin, përmbytje të rrugëve në Vlorë dhe Durrës, pezullohet lundrimi detar (VIDEO-FOTO)

SHQIPËRI- Pas Italisë moti i keq ka mbërritur edhe në Shqipëri. I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet, ndërkohë që problemet e para me reshjet kanë nisur në Vlorë dhe në Durrës. 

Report Tv ka mësuar se nga shirat e dendur disa rrugë në qytetin e Vlorës janë përmbytur, ndërkohë që i gjithë vendi është nën pushtetin e shiut. 

Deri më tani, nuk raportohet të ketë probleme me energjinë elektrike në vend, përvec problemeve me lundrimin detar. 

Në Vlorë trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është nisur që prej ditës së djeshme ndërsa akoma nuk ka informacione për nisjen e tij sot nga Vlora në drejtim të Brindisit, pasi erërat e forta kanë bërë që dallgët në det të hapur të arrijnë deri në 8 ballë.

Nga kapitaneria e Vlorës raportohet se situata pritet të përmirësohet gjatë orëve të pasdites e konkretisht rreth orës 16. Situata problematike është edhe në Durrës, por dy tragete të cilët duhet të ishin nisur në orën 2 të mëngjesit nga Bari, janë nisur sot në mëngjes si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë.

Dy tragetet parashikohet të arrijnë rreth orës 15 në portin e Durrësit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik