Ndërron mendje Trump për takimin me liderin Koreano-Verior?

Presidenti Donald Trump këtë të premte u shpreh për gazetarët se ai mbetet i hapur për mbajtjen e samitit me liderin Koreano-Verior Kim Jong Un me 12 qershor.

Presidenti tha se linjat e komunikimit mes dy vendeve janë hapur momentin që zyrtarët e koresë së veriut u bënë të ndërgjegjshëm për deklaratat e papërgjegjshme që çuan në anullimin e takimit.

Trump nga Akademia Detare e ShBA-ve në Maryland u shpreh se ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, madje mund të jetë edhe 12-ta data e takimit meqë ata duan ta bëjnë këtë edhe ne do të dëshironim ta bënim, tani ne po kryejmë bisedime me Koreano Veriorët.

Por i pyetur nga gazetarët nëse koreanët e Veriut po bënin lojra, Trump u tha gazetarëve se "Të gjithë luajnë lojëra".

Pak më herët Trump përshëndeti edhe deklaratën e Koresë së Veriut se udhëheqësi i saj Kim Jong Un ishte i gatshëm të takonte presidentin e SHBA-ve në çdo kohë pavarësisht se ai anulloi samitin historik midis dy udhëheqësve.

Ne do të dëshironim t'i bëjmë të ditur sërish palës amerikane se kemi qëllimin për t'u ulur me ta për të zgjidhur problemin pa marrë parasysh mënyrat në çdo kohë.

Kim Jong-un në komentet e publikuara në agjensinë shtetërore të lajmevë vendase

Kim tha gjithashtu se vendimi i Trump ishte "jo në përputhje me dëshirën e njerëzimit për paqen dhe stabilitetin në botë. Gjithashtu një zyrtar i lartë në Ministrinë e Jashtme të Koresë së Veriut Kim Kye Gwan tha se vendimi i Trump për të anulluar bisedimet, të cilat ishin planifikuar në 12 qershor në Singapor, binin ndesh me dëshirat e bashkësisë globale për paqen në gadishullin Korean.

Pas gjitha deklaratave midis dy vendeve mbetet vetëm të presim nësë do të kemi apo jo një takim për herë të parë ballë përballë midis një lideri të ShBA dhe Koresë së Veriut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm