Bulqizë/Humbi trinjakët në spital, Ministria e Shëndetësisë: Mjekët shpëtuan nënën, fëmijët nuk mund të jetonin

Një grua shtatzënë 31 vjeçe, e cila ishte në muajin e saj të gjashtë, humbi trinjakët këtë të premte. Mësohet se gruaja është Enkeleda Rexhepi 31 vjeçe. Sipas gazetarit të Report TV,  ajo u paraqit në spitalin e Bulqizës, por atje nuk ka patur as mjekë dhe as sallë operacioni dhe për lindjen e saj u asistua vetëm nga një infermiere. Ajo fillimisht arriti të lindë njërin prej trinjakëve, por humbi dy të tjerët.

Gazetari i Report Tv, bëri të ditur se pas informimit për këtë rast  disa mjekë janë nisur nga Tirana, me helikopter drejt Bulqizës ndërsa mësohet se zonja vjen nga një zonë e thellë e fshatit Ostren në Bulqizë. Me të mbërritur në spitalin e Bulqizës, nëna lehonë nuk ka arritur të sjellë në jetë dy fëmijët e saj. Mësohet se gjëndja e nënës lehonë tanimë është e qëndrueshme deri tani, por ndërkohë paraprakisht mësohet të tre fëmijët e saj kanë humbur jetën.

Ajo ka ardhur nga një zonë e thellë e Bulqizës dhe i eshte dashur që të ecë me kalë rreth një orë për të dalë në rrugën nacionale dhe me një makinë të rastit është transportuar spitalin e Bulqizës.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Por në një reagim të Ministrisë së Shëndetësisë.sqarohet se mjekët arritën të shpëtojnë jetën e 31-vjeccares, e cila kishte një barrë 24 javëshe, të pamundur për të shpëtuar fëmijët.Lidhur me ngjarjen e ndodhur në spitalin e Bulqizës, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

Nëna me inicialet E.R. 31 vjeç është paraqitur në spitalin e Bulqizës në orën 12:00 të ditës së sotme. Nëna e re është asistuar për lindjen e trenjakëve me moshë barre të parakohshme 24-javëshe.

31-vjeçarja është asistuar për lindjen e fëmijës së parë nga mjeku i përgjithshëm Fatos Hoxha dhe dy mami të maternitetit të Bulqizës.

Për shkak të komplikacioneve, menjëherë është njoftuar ekipi i urgjencës kombëtare mjekësore dhe është nisur nga Tirana një ekip i specializuar nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” me helikopterin e Urgjencës Kombëtare. Brenda 20 minutash, helikopteri me ekipin e specializuar nga Tirana ka mbërritur në spitalin e Bulqizës. Mjekët e specializuar të maternitetit të Tiranës kanë asistuar dy lindjet e tjera dhe kanë shpëtuar nënën e re, e cila rrezikonte jetën.

Për shkak të moshës së vogël të barrës (24 javë është e papajtueshme me jetën), trenjakët nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa nëna tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në këto momente është nën kujdesin e mjekëve'-thuhet në reagimin e ministrisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:07
Vdekja e trinjakëve, Kryebashkiaku i Bulqizës: Në spital nuk ka mjekë specialistë

Për ngjarjen e rëndë të ditës së sotme ku gruaja 30 vjeçare ,  Enkeleda Rexhepi  humbi tre fëmijët e saj trinjakë në Spitalin e Bulqizës, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë , ka folur në një lidhje telefonike  për Report TV edhe Kreu i Bashkisë së Bulqizës,  Melaim Damzi.

Teksa ka sqaruar situatën e paraqitur ditën e sotme dhe gjendjen e ambienteve në  Spitalin e Bulqizës, kryebashkiaku Damzi ka thënë se  ai i gruas nga fshati Ostren ka qenë një rast komplikacioni, e cila gjatë kohës  kur 31-vjeçarja po transportohej ka dështuar.  Kreybashkiaku ka treguar se në spital nuk mungojnë sallat e operacionit, por nuk ka mjekë specialistë gjinekologë.

"Ka qënë një rast komplikacioni gjatë kohës kur po transportohej, dhe ka dështuar. Nuk ka mjekë specialistë. Të sëmurët drejtohen te spitalet rajonale. Ka rrugë, të gjithë fshatrat janë të lidhura me qytetin. Sallat janë, por nuk ka mjekë specialistë. Të gjithë drejtohen në spitalin rajonal”, ka thënë Melaim Damzi

 

Ora 14:56
Gruaja nga Bulqiza humbi trinjakët , drejtori i spitalit të Bulqizës: Në spital ka patur staf mjekësor

Ndërkohë në një lidhje telefonike Drejtori i Spitalit, Hazif Jella ka dhënë një informacion me rastin e 31 vjeçares , në lidhje me situatën e paraqitur dhe gjendjen e ambienteve në spitalin e Bulqizës duke thënë që në këtë spital ka patur staf mjekësor dhe sallë operacioni por ka refuzuar të përgjigjet nëse në spital mungonte mjeku specialist gjinekolog.

 “Ka sallë operacioni, ka sallë lindje ka dhe stafin mjekësor. Kemi staf mjekësor, kemi mjekë dhe infermierë. Kemi këto që të thashë”.

Hazif Jella, Drejtori i Spitalit të Bulqizës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 08/12/2018 11:34

    Keqardhje per humbjen e trinjakeve, por fal mjekeve shpetoi nena. Me ate lindje te hershme dhe peshe trupore te femijeve 30 me 70 e kishin fatin per te jetuar edhe sikur te ishin tek Nena Geraldine e jo me ne Bulqize. Kete e kam nga eksperience personale e nje te njohurit tim qe i lindi vajza ne javen e 26-te, 1000 gram dhe ndejti 3 muaj ne inkubator deri sa u mekemb, por ato 3 muaj çdo dite ishte lufte a do ia dali apo jo. Ngushellime prinderve, here tjeter nese gruaja do e kete baren me komplikacione me mire shtrohuni 3 muaj ne maternitet se sa te merrni riskun perseri.

    Përgjigju
  • Bruno: 07/12/2018 16:02

    S'ka doctora s'ka spitale, s'ka sherbim ambulance, urgjence. Te na rrojne Universitetet dhe politikanet.

    Përgjigju
  • Fredi: 07/12/2018 14:38

    Oh sa keeeeeeeeq! Ne cdo vend mund te humbasesh femije per arsye te ndryshme komplikacionesh por vetem ne vende si Shqiperia mund te humbasesh fëmijë ( që aq shumë i duhen vendit ), per arsye mos patje kushtesh dhe mundesisht! Turp per ata mutër që rrinë karrigeve te parlamentit ose dhe jashte tij si llapaqener duke u ngrene me njeri-tjetrit e duke u majmur pa prodhuar asgje. Hakmarrja e gruas së re rëntë mbi gjith funderrinat e politikës!

    Përgjigju
    • life: 07/12/2018 19:49

      @FREDI mos harro se ajo grua e shkret esht nga fshatrat e thella malore dhe ti ne komentet e meparshme i quaje shpellar dhe se enveri bente mir qe nuk i linte ne qytet kurse tani ben sikur ido.njeri me dy fytyra dhe i keq.felliqesire

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku

70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku