Negociatat me BE, Basha: Ja cila është detyra më e vështirë, për të bindur në Gjermani

Kryetari i PD, Basha ndodhet në një vizitë në Gjermani, ndërsa mëngjesin e sotëm para nisjes se seancës të posaçme dëgjimore nga Komisioni i Politikës së Jashtme dhe ai Çështjeve Europiane të Bundestagut shprehet në Facebook se detyra më e vështirë është të bindim këtë komision për zgjerimin. Ai thotë se Shqipëria ka probleme me krimin dhe korrupsionin, por  këto probleme mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave.

Jemi në sallën e seancës së veçantë dëgjimore të mbledhjes së përbashkët të anëtarëve të komisionit për Çeshtjet Europiane, në një seancë dëgjimore. Këtu është edhe një nga audiencat më kritike për zgjerimin në tërësi dhe për Shqipërinë në veçanti. Edhe për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU në këtë komision kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit. Kanë të bëjnë me reformën në drejtësi dhe qëndrimi është skeptik sa i përket hapjes së negociatave.

Kështu që detyra më e vështirë është të bindim këtë komision sot që nga njëra anë, problemet reale në Shqipëri që ekzistojnë dhe për të cilat ata kanë raportimet e tyre objektive dhe konkrete edhe nga agjencitë e ligjzbatimit dhe nga burime të tjera gjermane dhe europiane. Por që nga ana tjetër këto problem mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave dhe jo me mos hapjen e tyre dhe që opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për të mundësuar zbatimin e vërtetë të Reformës në Drejtësi, një drejtësi të pakapur politikisht. Me gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por edhe për çeshtje të tjera siç është reforma e Administratës Publike dhe Reforma Zgjedhore. Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thoja pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin për të bindur anëtarët e këtij komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave

Në seancën dëgjimore të komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman. Shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi. Detyrë e vështirë të bindim këtë komision për hapjen e negociatave, proces i cili do të jetë një mjet shtesë dhe presioni për të rritur luftën kundër krimit, drogës, korrupsioni dhe për të mundësuar zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi, të pakapur politikisht.

Lulzim Basha

Sot publikohet zyrtarisht raporti i KE për Shqipërinë, ndërsa Report Tv zbuloi dje raportin e plotë, që vendos rekomandimin për hapjen e negociatave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 17/04/2018 17:00

    Lul me duket se vendismeria e Merkelit dhe qeverise se saj per hapjen e negociatave , te beri te miratish gjoja hapjen , kur ti dhe mentori yt doje ti pengoje me cdo kusht . Nuk e kuptoj llogjiken tende qe kur i hyre politikes . Nuk ka njeri qe te kupton , por megjithate shqiptaret jane ata qe e meritojn per sakrificat qe kane bete prej 27 vjetesh nga ralljet dhe poshterimi politikes . Hapja do te shtyh drejtesine be hapjen e dosjeve te vjetra ku dhe ti ke nja tre te medha

    Përgjigju
  • Fredi: 17/04/2018 13:50

    Ky ka kaluar ne delir, ka filluar beson dhe genjeshtrat qe thote vete hahaha cojeni tek psikiatri se gjynah hahahahaha 600 mij USD ti paguan ruset per foto me Trump dhe erdhe ketu si idiot me Republikrn e Re hahaha tani kush ta pagoi reklamen nga Bundestagu qe te thush budadalleqe prape hahahaha Skape Luli ham ham hahaha cfare na ka gjetur hahaha

    Përgjigju
  • Erik: 17/04/2018 13:18

    Hahaha faleminderit shume Lul kastraveci. Shume vone u kujtove te marresh meritat, i kishe shancet me heret ta beje sikur paske biseduar me Ramen ne 17 maj, por bere te kunderten. Turpi i historise qofte me ty, palo politikan.

    Përgjigju
  • Berisha: 17/04/2018 13:07

    Shporru hec te shpija Kot e ke sta fut kush vec ke shku me prish pune e din cdo nxenes ket

    Përgjigju
  • Tirona: 17/04/2018 10:53

    O Poc i shqupit me kuntohet Aldo jot qe thoshte sjam dakort vatojm ku der Shqiperis vetem Z Bregu votoj pro Vendit ju plerat tradhtaret e Kombit jo.Tani qe lajmi i mir erdhi dolet ju zgjebet per te mar meritat sikur e bet ju.Te mendosh se behet Vendi me Aldon Mulin Balliun dhe thuthuqi Paloqen fundi Botes.Jeni kopilat e Kombit jeni ctju them m....t shqupi.Far e keqe mos harroni per Rec e keni mar rrugen.

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 17/04/2018 09:42

    Lulzim je idiot apo cfarë? Seriozisht e ke se, ne Bundestag je angazhuar per te shembur narkoshtetin ne Shqiperi?! A je ne terezi? Po si ka mundesi qe ti mendon se, Komisioni Evropian-ekzekutivi i Bashkimit Evropian, rekomandon celjen e negociatave me nje narkoshtet?! Kur ka ndodhur qe BE te negocioje me nje narkoshtet? Kurre! Ti na fton te besojme kete? Por bere mire qe fole nga ajo zyre! Nuk ka njeri qe e sheh videon tende qe nuk kupton se, atje ke folur edhe nje here kunder Shqiperise, arritjeve te saj, reformes ne drejtesi e ne mbrojtje te te korruptuarve te drejtesise! Eshte e qarte qyshkur ti thua se kerkon celjen e negociatave nga BE por me narkoshtetin shqiptar!! Zgjidh Lulzim; ose ti ke kerkuar te mos miratohet rekomandimi i Komisionit Evropian, ose ti ben idiotin dhe e ke zgjedhje me deshire kete! Harroje ti se Komisioni Evropian negocion me nje narkoshtet! Nuk genjen dot njeri me kete alibi! Harroje ti qe ai komision, nuk ka informacion, te dhena, fakte, prova, analize mbi to, te cilat i ke ti dhe nuk i kane ata, madje mbi kete baze “paditurie” kane marre vendim qe te negocioje me Shqiperine! Lere kete loder banale Lulzim! Eshte e rende per ty! Njesoj si tek ato kukullat ruse ku tregon njeren, por ajo tjetra brenda saj eshte ca me ndryshe. Nuk e ben dot me ne Shqiperi kete loder te ndyre kunder ketij vendi! Nuk ta ka borxh! Perkundrazi, drejtesia edhe per ty si per kedo tjeter eshte borxhi qe duhet ti paguhet ketij vendi, populli! Raporti qe publikohet neser eshte me i miri ne 28 vite per kete vend! Uleret si i tille! Te mund! I mundur je, bashke me destabilizimin qe po kerkon

    Përgjigju
    • BESITR87: 17/04/2018 14:18

      I paske bo copy/paste statusit ne FB Erjon Braces

    • Njetri: 17/04/2018 11:06

      Hahahaha ke folur tamam po une besoj se ky ka paguar lek te futet atje se per te degjuar dhe per te pyetur se pyet njeri kete se ata normale qe i din te gjitha ndryshe nuk do pranonin ti hapnin . Ose kyka vajt te prishi pun po prap ky eshte legen ska fuqi se degjon njeri ata tallin bythen me kete mjer pd

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët