POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Negociatori i BE-së Barnier: Marrëveshja për Brexit-in brenda 6-8 javësh

Michel Barnier

Michel Barnier, negociatori i Bashkimit Evropian për daljen e Britanisë nga blloku, proces i njohur si Brexit, shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Britaninë brenda 6-8 javësh, mbi kushtet e divorcit.

Duhet të arrijmë një marrëveshje para fillimit të nëntorit, mendoj se është e mundur.

 Michel Barnier 

Brukseli dhe Londra janë duke punuar për të arritur marrëveshje mbi kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019. Dy palët kanë caktuar mesin e tetorit si afat për finalizimin e marrëveshjes, por Barnier ka thënë me javë të tëra se kjo datë mund të kalojë.  Më herët, ai ka thënë se marrëveshja do të jetë e nevojshme deri në mes të nëntorit, për të ofruar kohë për procedurat e kërkuara të ratifikimit.

Për rreth 85% të marrëveshjes së Brexit-it është rënë dakord, tha Barnier në Bled, raporton rel. Sipas tij, mbeten ende çështje të mëdha për t’u negociuar, përfshirë këtu çështjen e kufirit irlandez, indikacionet gjeografike, të cilat specifikojnë origjinën e mallrave të caktuara bujqësore, dhe rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

a.me.
Komento