POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Neranxi' prezanton kuzhinën tradicionale në Bruksel, degustojnë shqiptarë dhe të huaj

Kompania e kulinarisë “Neranxi” me qëllimin e përhershëm për të qënë gjithmonë sa më afër shqiptarëve kudo ku ata ndodhën, ka ndërmarrë një nismë për të provouar Kuzhinën Tradicionale shqiptare nëpër Evropë.

Ndalesa e radhës ishte Brukseli, qytet që u bë edhe më bukur pasi u vesh me kosumet karakteristike të shefave të kuzhinës të kompanisë “Neranxi”.  Tradita dhe shija e vendit tonë shkoi më afër bashkëatdhetarëve në një aktivitet të mbështetur nga Ministria e diasporës dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës.

Përveç shqiptarëve, interes shfaqën edhe qytetarët belgë dhe turistët e huaj, të cilat duke degustuar gatimet e “Neranxit”, u njohën më mirë me artin shqiptar të gatimit. Ministri Majko falenderoi Nikollaq Neranxin, që e bëri Bruselin edhe një herë të flasë shqip.

Është një nga lajmet më të mira që po organizojmë më Neraxanin. Ne shpresojmë që të vijojmë edhe në shtete të tjera të Evropës. 

Pandeli Majko, Ministër i Diasporës

Kompannia e Kulinarisë “Neranxi” premton se surprizat nuk do të përfundojnë këtu. Shqiptarë të tjerë nëpër vende të tjera, do të kenë mundësi që jo vetëm të shijojnë kuzhinën e atdheut, por edhe ndihen krenar para qytetarve evropianë.

ke.mu./r.k.
Komento

Komente

  • shporta me karavidhe: 28/11/2018 19:00

    paska shkuar edhe babaxhani majko me parate e taksapaguesve per te ngrene japrak dh trigona, aty ne sfond shfaqet edhe degustuesi profesionist taulant balla, dhe kjo ne syte e mijra brukselasve qe kane duartrokitur kete sipermarje unikale gastronomike, rrofte datlindja e memedheut

    Përgjigju