Rama në Bruksel: Plani i rritjes, hapi i parë që vendet tona të jenë pjesë e BE! E trishtë që duhej Putini për të kujtuar sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor

Nga Brukseli, gjatë një konference për mediat, ku mori pjesë në Mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Europian po tregon me veprime konkrete, është më i përkushtuar për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në union

“Po shohim se BE është shumë më i vetëdijshëm në vepra e jo vetëm me fjalë, për rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor për BE. Është e trishtë që duhej Vladimir Putini që të ndodhte kjo gjë. Besoj se ne tashmë duhet ta ruajmë këtë ritëm për të ecur me hapa të guximshëm përpara e të mos presim për një agresion tjetër që të na kujtojë, e të kujtojë njerëzit në Bruksel se sa i rëndësishëm është Balllkani Perëndimor për BE”.- tha Rama.

Në krah të homologut të Malit të Zi, Milojko Spajic dhe Presidentit të Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke, Rama tha se ka ardhur koha që BE të kuptojë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë vetëm mjaftueshëm të pjekura, por janë në një situatë ku meritojnë të përqafohen e të sillen më pranë.

“Ajo çfarë po ndodh sot është shembull ekzemplar i asaj çfarë duhet të ndodhë më tej në nivele të tjera. Besoj fort që ajo që po ndodh sot këtu duhet të ndodhë në Parlamentin e BE, Komisionin Europian dhe Këshillin Europian”, tha Rama.

Duke iu referuar zhvillimeve të BE në lidhje me Planin e Rritjes Ekonomike, kryeministri shqiptar tha se është hapi i parë që vendet tona të jenë pjesë e BE.

“Në të kundërt rrezikojmë t’i hyjmë një rruge që nuk mbaron kurrë të qëllimeve të mira, një mori premtimesh por pa asnjë rezultat”.- u shpreh Rama.

Rama, foli edhe për marrëveshjen për emigrantët me Italinë, ku tha se Shqipëria nuk po bën asgjë që bie ndesh me qëndrimin e BE-së por, sipas tij, në fakt po sillet si një vend anëtar i unionit evropian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
VIDEO/ Çështja Beleri, Rama debat me përfaqësuesin grek në Bruksel: Duket sikur krahason Shqipërinë me Siberinë! Çështje i përket drejtësisë

Gjatë një konference në Bruksel kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen e Fredi Belerit. Ka qenë Sakis Ioannidis i cili është Përfaqësues i Greqisë në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian/Anëtar i Administratës Qendrore të Ekonomisë, i cili e tha se kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës nuk lejohet që të bëjë betimin dhe kjo gjë nuk do të pranohej në asnjë vend të BE-së.

Kryeministri i Edi Rama ndërhyri duke i cilësuar si të pavend akuzat ndaj Shqipërisë dhe tha se vendi ynë po krahasohet me Siberinë, e sikur dikush po mbahet peng nga një regjim mizor, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Kjo tha Rama duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia.

Kryeministri Rama përsëriti sërish se çështja e Fredi Belerit është një çështje që i takon drejtësisë, në një vend sovran ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin, qoftë i pasur apo i varfër, qoftë politikan apo qytetar i zakonshëm, qoftë shtetas shqiptar apo grek.

Debati i plotë

-Pyetje: Faleminderit shumë! Do të flas në gjuhën greke. Kryetarë, kryeministra, kemi organizuar organizimin sot për shoqërinë civile, ju uroj mirëseardhjen në seancën tonë plenare. KESE ka treguar se mbështet pjesën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe ne i mirëpresim të gjithë anëtarët e rinj në familjen tonë të KESE-s. Bashkimi Europian nuk është vetëm një instrument financiar. Është një instrument institucional dhe të dy kryeministrat përmendën një gjë të tillë. Do doja që të përmendja një çështje që lidhet me këtë dhe ka të bëjë me kryetarin e bashkisë së Himarës, zoti Beleri.

Zoti Beleri u arrestua 2 ditë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, i akuzuar për korrupsion për 360 euro dhe ka qëndruar i burgosur për 160 ditë dhe nuk është lejuar të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës. Nuk do të komentoj për vendimet e këtij vendi, por një dëshmitar kryesor pranoi se i ishte dhënë ryshfet. Në qoftë se kjo do të kishte ndodhur në një vend të Bashkimit Europian, këto akuza do të ishin rrëzuar tanimë dhe nuk do të mbahej askush, dikush për 9 muaj në burg në një vend tjetër të Bashkimit Europian. Megjithatë, organizata e shoqërisë civile në Shqipëri, organizatat e pakicës dhe opozita në Shqipëri, e kanë dënuar këtë shkelje të konventës së të drejtave të njeriut, kryetari i bashkisë akuzohet, do ta përmbyll zonja moderatore. Ai nuk lejohet të bëjë betimin dhe ai është kryetar i zgjedhur i bashkisë, po flas për sovranitetin popullor. Është një parim kyç për zgjerimin. Për 5 minuta do t’iu jap mundësi të përgjigjeni

Po do të keni mundësi të përgjigjeni. Faleminderit që respektuat kohën. Kemi një listë mjaft të gjatë ndërhyrjesh përpara nesh.

Moderatorja: Do të kemi tashmë 5minuta për reagime. Ndoshta do të doja t'ia jepja sërish fjalën miqve tanë të shquar. Nuk e di nëse kryeministri Rama do donte të reagonte.

Kryeministri Edi Rama: Jam i detyruar të reagoj ndaj ndërhyrjes nga kolegu grek, i cili e bëri Shqipërinë të dukej si të ishte Siberia dhe që dikush në Siberi po mbahet peng nga një regjim mizor e i përgjakshëm vetëm sepse është shtetas grek. Kjo duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia.

Më duhet të përgjigjen shumë thjeshtë. Kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante, nuk ka të bëjë aspak me realitetin dhe nëse do të kishte një grimcë të vërtetë në të gjithë këtë shpërthim, a besoni se ky qytet do të kishte qëndruar në heshtje e nuk do të kishte thënë asnjë fjalë? Pra, nuk do të kishte pasur as një fjalë, as nga Komisioni Europian, as nga Këshilli Europian, as një fjalë nga shtetet e tjera anëtare?

Kjo është vetëm kaq, një çështje e drejtësisë në një vend sovran ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin, qoftë i pasur apo i varfër, qoftë politikan apo qytetar i zakonshëm, qoftë shtetas shqiptar apo grek dhe nuk ka asnjë arsye për ta sjellë gjithë këtë dramë e traumë ballkanike në Bruksel sepse tingëllon shumë, shumë larg asaj çka e bën Bashkimin Europian atë që është.

Më duhet t’i garantoj kolegut grek dhe çdo greku që mendon po njësoj që nuk ka asgjë të tillë. Kjo është thjesht një çështje e drejtësisë dhe drejtësia do të japë përgjigjen, më në fund. Mësoni të respektoni drejtësinë në vendin tuaj dhe në çdo vend të Bashkimit Europian dhe të hemisferës europiane.

Faleminderit shumë.

- Faleminderit kryeministër! Ndoshta në interes të kohës do të vijoj me pjesën tjetër të ndërhyrjeve, por mjafton të thuhet që bazuar në komentet që dëgjuam, kjo nismë po kështu na ndihmon që të komunikojmë me njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të mësojmë diçka më tjetër për njëri-tjetrin kështu që, le ta shohim dhe nga kjo pikëpamje.

Ndërkohë do të vijojmë me raundin e dytë të ndërhyrjeve e do  ta nisim me listën e presidentit.

Ora 10:11
Integrimi në BE? Zv/presidentja e KE-se: Në Korrik vlerësimi për vendet kandidate

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Vila Jourova deklaroi se në korrik do të bëhet një vlerësim për secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i takon kritereve.

Ku I shihni mundësinë e integrimit të mëtejshëm të vendeve candidate?

Që këto vende të jenë pjesë e këtij procesi do të jetë e rëndësishme që disa vende anëtarë të shikojnë se cila është situate në vendet që do të bëhen vende anëtare në ardhmen.

Duhen 27 vende anëtarë që do të duhet të thonë po ne jemi dakord që vendet e BP të jenë pjesë e BE-së. Ne na duhet të shikojmë për secilin prej këtyre vendeve sa I takon sundimit të ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, pavarësinë e medias , masat kundër korrupsionit. Pjesë e monitorimit do të jetë në korrik të këtij viti

 

Ora 09:52
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama: Po sillemi si vend anëtar i BE-së! Situata në të ardhmen  afërt mund të dali jashtë kontrollit

1707985477_7.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference në Bruksel u pyet për marrëveshjen me Italinë për strehimin e emigrantëve. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria po sillet si një vend anëtar i BE-së.

‘Nuk e shoh sesi ajo që po bëjmë me Italinë bie ndesh qëndrimin e BE-së për migracionin, është e kundërta do të thoja, ajo që po bëjmë me Italinë, si shtet jo anëtar është ajo që duhet të bëjë një shtet anëtar. Ne po sillemi si një vend anëtar i BE-së dhe po pranojmë që një tjetër vend anëtar i BE-së të ndaj me ne çështjen e  përgjegjësisë dhe të ndaj me në çështjen kur migracionit të paligjshëm është bërë ushqim i politikës së përgjithshme. Këto debate ushqim për zgjedhjet e radhës dhe më tej, por kjo nuk mund të jetë përgjigja e njëanëshëm për mënyrën sesi duhet trajtuar kjo situatë. Gjithë politika që prodhohet nga kjo çështje nuk merret me shkakun, por me simptomat, situata në të ardhmen e afërt mund të dalin jashtë kontrollit. Shqipëria nuk ka asnjë fuqi këtu ajo që jep zgjidhe, por jemi kontribuues modest dhe qëndrojmë krah për krah me një vend që për ne ka një domethënie të veçantë që është Italia. Ne nuk na detyron asnjë marrëveshje asnjë angazhim për tu përfshirë në atë që ju e quani punë e pistë. Është një punë sfiduese.’- tha Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb