POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Nesër aksion pastrimi në gjithë kryeqytetin', Veliaj thirrje qytetarëve: Ftoni miqtë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me administratorët dhe drejtuesit e institucioneve nën varësi të Bashkisë u shpreh se ditën e nesërme në kryeqytet do të zhvillohet një aksion pastrimi.  

Veliaj theksoi se është shumë e rëndësishme që, veç angazhimit të Bashkisë së Tiranës, dhe që ky aksion të jetë i suksesshëm, duhet edhe pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve.

Do të kemi besoj të gjitha pikat e përcaktuara nga kolegët e bashkisë, kryesisht fokusi rreth zonave të shkollës, nëse fëmijët e gjejnë pastër, do sillen pastër. Nëse fëmijët e gjejnë zhul, do imitojnë prindërit që e bëjnë shkollën e tyre zhul. Ne kemi marrë masat këto 3 vite për të hequr të gjitha ndërtimet pa leje, në gjithë problematikat që keni pasur. Nëse fanepset dikush që fillon edhe improvizon një ndërtim, ju lutem na njoftoni, por për dijeninë time, kjo është disiplinuar.

Erion Veliaj

Një vëmendje do të tregohet edhe për disiplinimin e shitjes së ushqimeve pranë shkollave.

Do jeni shumë të kujdesshëm për ambulantët  pranë shkollave. Nuk ka rast që ta thonë nëse përmend rastin e “Vasil Shantos”. Është 50 metra tregu, tahmaja për të shitur te dera është e paprecedentë. Nuk ka asnjë arsye pse kalamajtë duhet të bëjnë kërcim me pengesa në mëngjes. Nuk ka qytet në botë që është civilizuar, duke u shtrirë njerëzit përtokë, nuk ka. Ambicia jonë është një qytet europian.

Erion Veliaj

Duke ndalur tek fillimi i vitit të ri shkollor, Veliaj nënvizoi se shkollat e reja dhe ato ekzistuese që i janë nënshtruar rehabilitimit do të jenë gati për vitin e ri shkollor në kryeqytet.

Ai tha se Bashkia po punon deri në momentet e fundit edhe për rrugët dhe për unazën e mesme që do të jetë gati në nisjen e shkollës.

Sot jemi duke punuar në segmentet e fundit të unazës që dita e parë e shkollës të na gjejë me unazën e tretë, të mesme komplet të strukturuar. Shkollat po bëhen gati, por edhe rrugët do të jenë gati deri të dielën në darkë. Kështu që dua të falënderoj edhe kolegët që kanë kaluar gjithë verën pa pushime që të siguroheshim që të kapnim këto afate, pavarësisht kapriçove të motit.

Erion Veliaj

Veliaj theksoi se pranë kryqëzimeve dhe shkollave do të jenë edhe grupe vullnetarësh të cilët do të kujdesen që fëmijët.

Do ju kërkoj të gjithëve të mobilizoheni si vjet, edhe me koordinatoren tonë të vullnetarëve. Të gjithë vullnetarët, ata që janë me ndihmë ekonomike, që i marrin paratë pa bërë punë si solidaritet ndaj atyre në nevojë, për disa gjëra elementare ata dhe të rinjtë studentë që kemi mund të na ndihmojnë me trafikun, të ndalojnë makinat teksa shkohet në shkollë.

Erion Veliaj

ke.mu./b.ha.
Komento

Komente

  • Ostan: 14/09/2018 18:00

    Interest!

    Përgjigju