Nga Anastas Angjeli, te Cani dhe Sali Shehu/ Report Tv zbardh 30 kandidatët për kryetar të KLSH-së (LISTA)

Nga Anastas Angjeli, te Cani dhe Sali Shehu/ Report Tv zbardh 30 kandidatët për kryetar të KLSH-së (LISTA)

Anastas Angjeli, Shkëlqim Cani dhe Sali Shehu, 3 nga 30 kandidatët për postin e kryetarit të KLSH-së

Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë zbardhur emrat e 30 kandidatëve për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në listën me 30 kandidaturat ka shumë figura të njohura, mes tyre deputeti aktual i PS, Anastas Angjeli, i cili ka mbajtur disa funksione të larta shtetërore, zv/Ministër i Financave, Ministër i Financave, Ministër i Çështjeve Sociale dhe Ministër i Ekonomisë në qeveritë e drejtuara nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Gjithashtu në listë janë edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, Sali Shehu, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi (Lleshi) por edhe shumë emra të tjerë. Lista me emrat që ndodhet në Presidencë pritet që të kalojë në komisionet parlamentare dhe më pas në Kuvend për votim për të mësuar emrin e pasuesit të Bujar Leskajt.  KLSH është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar për fondet publike. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mandat 7-vjeçar që votohet në Kuvend.

LISTA ME KANDIDATËT PËR KLSH-në
Sali Shehu- Jurist
Sabri Hoxha- Inxhinier, Gjeolog, Mjek
Petrit Bushi- Ekonomist, Jurist
Alfred Çako- Inxhinier, Gjeolog Minierash, Master Adm.Biznes
Shpëtim Ahmetaj-  Ekonomist
Bujar Stafuka- Ekonomist
Gjergji Dhima- Ekonomist Agrar
Eduart Ypi- Dega Financ
Pllumb Ibrahimi
Agron Agalliu- Ekonomist, Administrim Biznesi
Bajram Lamaj- Universiteti Bujqsor Kamëz, Ekonomi Agrare
Liljana Elmazi, Billa- Ekonomiste , deputete e PD-s qarku Vlor
Edmond Verçani- Ekonomist
Zaim Korsi- Ekonomi- Kontabilitet
Ermal Yzeiraj- Jurist
Lefterie Luzi (Lleshi)- Juriste
Petrit Fusha- Ekonomist, Jurist
Muhamed Kavaja- Jurist
Qerim Lazaj- Ekonomist
Behar Zeneli- Jurist
Rushan Nano- Ekonomist
Alba Qirjazi- Ekonomiste
Shkëlqim Cani-Ekonomist
Anastas Angjeli- Ekonomist
Lumtor Shkreli- Ekonomist
Ylber Karanxha- Ekonomist
Eridian Salianji- Jurist
Albana Dhimitri- Ekonomiste
Bajram Mulaj- Ekonomist
Kestrin Katro- Juriste

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besim: 31/10/2018 16:49

    Bukur

    Përgjigju
  • Andis: 31/10/2018 10:43

    Muhamed Kavaja .Vjen me nje ekseperience te gjate ne ate institucion . Djali I nje te denuar per agjitacion e propagande. Edi Rama duhet ta marresh ne konsiderate keto figura, gjithashtu jep dhe nje mesazh per ate pjese te shoqerise qe ka vuajtur shume ne dikature. Aty ne liste shoh dhe shume njerez pa eksperiencen e duhur.

    Përgjigju
  • Faik: 31/10/2018 09:20

    Çim Cani është një KRYEHAJDUT i Fëlliqur dhe i Pa Gjykuar ende ! Edhe Anastas HAJDUT Angjeli është një 'MURRIQ' dhe KRYEHAJDUT , që të dy do japin LLOGARI për SUPER PRONAT dhe PARATË që kanë VJEDHUR këto 27 VJET , nëpërmjet abuzimeve , kurse këtë Figurën tjetër NUK e Njof fare !!! Megjithatë që të 3 duken kandidatura 'QESHARAKE' !!! Pse Nuk vihet FATMIR XHAFAJ , që është një Njeri Super i Pastër dhe me INTEGRITET?! Anastas HAJDUT Urith Angjeli është një 'Gjarpër i Lig , që ka VJEDHUR dhe GRABITUR PARATË Publike , njësoj si Petrit HAJDUT Vasili apo Tritan HAJDUT Shehu !!!!

    Përgjigju
  • Mato Gruda: 31/10/2018 08:22

    Ha ha ha !! Mos ia q*ni robt!! Sali Shehu ne krye tye KLSH??!!

    Përgjigju
    • Farmir: 31/10/2018 16:54

      Pse mer cfar kaaaa

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve