POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ngjarje e rrallë, 13-vjeçarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Foto Ilustruese

Mund të tingëllojë e pabesueshme por një vajzë 13-vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Vogëlushja shqiptare ka lindur një vajzë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ditën e djeshme.

Sipas burimeve zyrtare ndonëse lindja ka qenë e parakohshme, edhe fëmija e edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. Drejtori i Klinikës se Neontaologjisë, Xhevdet Gojnovci ka treguar se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale për shkak që ka lindur para kohës, por se gjendja shëndetësore është e mirë.

“Lindja është kryer me datën 24. Pesha e foshnjës është 1900 gramë ndërsa gjatësia 50 centimetra. Sipas dokumentacionit viti I lindjes se nënës është 2005,”- u shpreh Gojnovci.

fl.mi.
Komento