POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Një ditë para Botërorit shkarkohet trajneri i Spanjës,

Presidenti i Federates dhe ish-trajneri Julien Lopetegui

Julien Lopetegui nuk do të drejtojë Spanjën në Rusi 2018. Ajo që dëgjohej si thashetheme që në orët e para të ditës së sotme, tani është zyrtarizuar nga vetë presidenti i federatës spanjolle, Luis Rubiales, në një konferencë për shtyp.

Lopetegui u zyrtarizua një ditë më parë si trajneri i ri i Real Madrid dhe kjo ka qenë arsyeja që ka sjellë shkarkimin e tij para Botërorit, pasi drejtuesve të Federatës nuk u ka pëlqyer koha kur u bë publik ky vendim.

Ata dinin që kishte negociata mes palëve, por pritnin të kishin një bisedë me trajnerin para se të merrej vendimi përfundimtar. Kjo ka ndodhur pa dijeninë e tyre dhe ka sjellë në ndarjen mes palëve.

Ndërkohë që trajneri i ri i Spanjës është emëruar Fernando Hierro, ish-kapiteni i Realit të Madridit. Ai do të drejtojë kombëtaren në Kupën e Botës që nis nesër.

d.ba.
Komento