POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Nuk prodhon kafe, por ka një lokal për çdo 169 persona', blogeri me famë botërore mbërrin në Tiranë: Shqiptarët s'të lënë të paguash

TIRANË- Në vendin tonë ditën e djeshme ka mbërritur blogeri i njohur Nuseir Yassin, i cili krijon video një minutëshe në Facebook në lidhje me vendet që viziton.

Këtë verë blogeri vendosi të zhvillonte një tur në Ballkan, duke u ndalur së fundmi edhe në vendin tonë. Si çdo vend tjetër që ka vizituar, ka bërë edhe një video për Shqipërinë.

Tematika? Sigurisht që lokalet e kafeve. Në videon e tij, Nas shprehet se nuk e konsumon kafenë por ka arritur në vendin që ka më shumë kafe në lidhje me numrin e banorëve.

Unë nuk pi kafe por sapo kam mbërritur në vendin e quajtur Shqipëri. Këtu në çdo cep ka një lokal kafeje. Plot 18000 mijë. 1 lokal për 169 persona. Por asnjë prej tyre nuk është Starbucks! Këtu një filxhan kafeje kushton gjysmë dollari dhe me këtë çmim blen kafe për të gjithë klasën tënde.

Nas, bloger

Dhe sigurisht që në videon e tij, nuk kishte si të mungonte edhe debati i famshëm se kush do t’i paguajë kafet.

Tani do të paguaj! Jo, je mik, paguaj unë.  

Nas, bloger

Dhe sigurisht që shqiptarët nuk e lanë të paguajë.  

“Shqipëria është një vend mikpritës, që ka vuajtuar diktaturën dhe varfërinë,”- e mbyll videon e tij blogeri me famë ndërkombëtare.

ke.mu./b.ha.
Komento