Ortekë dhe dëborë mbi 70 cm, ARRSH jep njoftimin për rrugët problematike në vend

Ortekë dhe dëborë mbi 70 cm, ARRSH jep njoftimin për rrugët problematike në vend

Foto ilustruese

Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim lidhur me gjendjen e akseve kryesore të vendit. Në njoftim thuhet se në rajonin jugor po vazhdohet nga puna për pastrimin e dëborës dhe për shpërndarjen e kripës.

Ndërsa në rajonin verior ka pasur reshje bore me intensitet të lartë ku trashësia shkon mesatarisht 30-70 cm duke shkatuar edhe rënie ortekësh. Për shkak të vazhdimit të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen me zinxhir. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë ditës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës. Është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtme:

- Në rrugën e Dardhës
- Volare-Erind-Çajup
-Segmenti fundor i rruges Berat-Gllavë

Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir:

- Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 30-70 cm. Për shkak të vazhdimit të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen kryesisht me zinxhir. 
Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e mëposhtme rekomandohen të qarkullohen me zinxhir:
- Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm 
- Qafë Lac-Koman
- Ura Matit-Rreshen, Shpal-Ura e Repsit 
- Ura Kukës-Krume dhe Plepa-Kam
- Kuben-Vasie
- Kukës-Bushtricë
- Kukës-Ura e Zapodit

- Në akset e mëposhtme trashësia e borës është rreth 70 cm , ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse.
- Bajram-Curri-Valbonë
- Qafë Mali-Fierze

Në të gjithë akset e Peshkopisë qarkullimi bëhet me zinxhir
- Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë
- Ura Cerenecit - Steblevë dhe Trebisht-Dogane etj.
- Skuraj - Burrel - Peshkopi
Në aksin Lezhë-Shkodër qarkullimi kryhet pa zinxhir dhe pjesërisht me zinxhir qarkullohet në aksin Shkodër-Hani i Hotit-Tamarë.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir. 
- Akset Dajtit 
- Qafë Priskë-Shëngjergj-Qafë Mollë
- Krujë-Sarisalltik
- Aksi Librazhd-Stebleve i kalueshëm pjeserisht me zinxhire,

Ne akset e tjera të këtij rajoni qarkullim i kryhet normalisht pa zinxhir. Ka reshje të pakta shiu.
- Qafë Krrabë qarkullohet pa probleme.

Akset e Dardhës
Volare-Erind-Çajup
Berat-Gllavë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës