POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Paketa Antishpifje, Rama: Çdo lek i fituar në gjyq do shkojë në 'Fondin e Edukimit'

Përpara se të sjellë në Kuvend ndryshimet ligjore për paketën Anti-Shpifje, Edi Rama e ka nisur punën me njerëzit e tij.  Të hënën, në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe Qeverisë do të prezantohet nisma “ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT”. 

Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje. Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

Shkruan Rama në Facebook këtë të premte

Kreu i qeverisë kërkon të marrë edhe mendimet e ndjekësve online, përpara se të hënën ta shqyrtojë me ekipin e tij. Paratë që socialistët do të fitojnë nga gjyqet e shpifjes, do të grumbullohen në Partinë Socialiste ku do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje, i cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës ligjore kundër Shpifjes.

Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore. Fondi i Edukimit, do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bëjnë kryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacion, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit.

Edi Rama, kryeministër

Sipas idesë paraprake të Ramës, Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, i cili do të trajtojë propozimet e lartpërmendura si dhe do të jetë e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje. 

Më herët ishte kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili duke iu referuar paraqitjes së Lulzim Bashës në Prokurori për rastin "Xhisiela", se me paratë që do paguajë kryedemokrati për akuzat, do ndërtojë një kopësht në Librazhd.

Deklarata e plotë e Ramës:

ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT

Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje.

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t'u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur të themelit të edukatës e mirësjelljes qytetare, të cilin çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!

Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Fondi i Edukimit, do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bëjnë kryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacion, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit.

Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar e qeverisë. Ky bord do të trajtojë propozimet e lartpërmendura dhe është e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje.

Në Partinë Socialiste do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje. I cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës sonë frontale ligjore kundër Shpifjes.

Kazanpolitika dhe kazanmedia, s'mund ta kthejnë Shqiperinë në kazan. Shpifësit duhet të paguajnë dhe ne nuk do t'i kalojmë më në heshtje apo me reagime politike, fëlliqësitë e tyre. Çdo shpifje ndaj nesh, do ta kthejmë në të ardhura për Fondin e Edukimit.

Ngarkohet një grup pune, për përgatitjen e dokumentave të themelimit dhe funksionimit të Departamentit Antishpifje dhe Fondit të Edukimit. Këto struktura duhet të jenë operacionale, menjëherë pas kalimit në Kuvend të Paketës Antishpifje.

Ky propozim është i hapur për kontributet e çdo pjesëtari të mbledhjes së zgjeruar, por edhe propozimet e çdo miku të këtij rrjeti social janë të mirëpritura.
...
Shënim për ju: Këshilli i Ministrave do të diskutojë së shpejti projekt-vendimin për reagimin e detyruar ligjor ndaj shpifjes, të çdo institucioni apo enti publik në Republikën e Shqipërisë.

Ora 19:29
Paketa antishpifje, Rama u përgjigjet kritikëve: Janë mësuar të paguhen majmur për të fëlliqur

Zëra pranë opozitës kanë kundërshtuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për paketën antishpifje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ''kritikët'' janë mësuar të paguhen majmur për të shpifur, por me ndryshimet ligjore do t'u duhet të faktojnë, përpara se të akuzojnë dhe hedhin baltë. 

Postimi i Ramës:
Qenkan acaruar shpifësit pse do t'i çojmë në gjyq. Përgjegjësia për Fjalën u duket diktaturë se janë mësuar të paguhen majmur,për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhë. Ka ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë ose t'i kthejnë për edukim ca nga lekët e fituara duke shpifur.

Kryeministri Edi Rama anë një postim në Facebook, ka bërë publik propozimin që ka bërë sot në mbledhjen e përbashkët Qeveri-Grupi Parlamentar PS. Rama shkruan se asnjë ministër apo deputet nuk do të tolerojë asnjë shpifje.

Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur themeli të edukatës e mirësjelljes qytetare, që çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!.

Edi Rama, kryeministër

Ora 17:43
Vasili ironizon Ramën: BE dhe SHBA 'shpifin' për drogën dhe krimin, paditi!

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar mbi paketën anti-shpifje që ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’, Vasili e ka ironizuar deklaratën e Ramës, duke i “sugjeruar” që të padisë për shpifje Departamentin e Shtetit, BE, Francën dhe Gjermaninë pasi ata akuzojnë kryeministrin se e ka mbushur Shqipërinë me krim të organizuar, krim dhe korrupsion.

BE dhe ShBA "shpifin" per drogen dhe krimin,kryeministri ç'pret t'i padise. Ore kryeminister karnavale mos pyet fare,padite gjithe globin. Kur te le mendja si puna jote cdo gje lejohet.

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së

Postimi i plotë:

BE dhe ShBA "shpifin" per drogen dhe krimin,kryeministri ç'pret t'i padise.

Bo bo ç'gajasje kryeministri i Grizeldes po ankohet per shpifje.
Ky kryeminister njihet deri ne Bruksel si shpifes ordiner dhe sot po flet per shpifje.
Leri denglat e shpifjeve se u bere si grate e liga.
Shko padit edhe Departamentin e Shtetit, BE,Francen,Gjermanine se "shpifin" per ty dhe thone, qe ti mbushe Shqiperine me krim te organizuar,krim dhe korrupsion.
Ore kryeminister karnavale mos pyet fare,padite gjithe globin.
Kur te le mendja si puna jote cdo gje lejohet.

l.q.
Komento

Komente

  • Prindi: 13/10/2018 11:13

    Zoti Kryeministër, nëse do e bësh tamam plotësoje edhe minorenët e pambrojtur që prindërit, të afërmit e kushdo tjetër të mos vërë foto të tyre në rrjete sociale! Kjo është më keq se 1000 shpifje që bëjnë të rriturit, mendoj se je edhe vetë prind!

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 12/10/2018 16:57

    Ky ligj te veproje edhe per deputetet sepse na vjen turp te ndjekim punimet e parlamentit kur degjon deputete rrugace qe perdorin fjale nga me banalet qe edhe ne qe jemi meshkuj na vjen turp ti zeme ne goje.

    Përgjigju