LIVE- Tmerr në Itali/ Shembet ura në Genova, 35 të vdekur, mes tyre një fëmijë (VIDEO)

Itali- Katastrofë në Itali. Një urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova është shembur mesditën e sotme. Bëhet fjalë për urën Morandi 1 km e gjatë dhe 70 metra të lartë e ndërtuar mes viteve 1953-1955. Pjesa e shembur arrin në 300 m gjatësi. Të paktën 35 persona kanë humbur jetën mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa 13 janë plagosur rëndë. Deri më tani flitet edhe për 10 persona të zhdukur.

LIVE nga vendi i ngjarjes

Pamje nga Google maps, me të kuqe segmenti i urës së shembur prej 300 m

Ura siç shihni edhe në pamjet e shpërndara nga mediat italiane ndodhej sipër një zone të banuar, çka mund ta bëjë katastrofën më të madhe. 20 makina që udhëtonin sipër saj thuhet se kanë mbetur nën rrënoja. Mbi 200 forca zjarrfikëse janë angazhuar në vendngjarje.



Nuk dihen ende shkaqet, por paraprakisht dyshohet për një problem teknik, prishje e strukturës së urës. Kujtojmë që gjatë ditës së sotme zona është prekur edhe nga stuhi e fortë dhe reshje shiu. Dëshmitarët okularë thonë se ura u godit nga një rrufe para se të rrëzohej.


Ura para se të shembej

(Në përditësim)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:23
Video-Ekskluzive/ Ura Morandi pas shembjes, pamjet e frikshme të filmuara nga helikopteri

Genova duket sikur i ka shpëtuar një apokalipsi. Të  paktën kështu duket nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv.

Në videon e regjistruar nga helikopter duket tërësisht ura e shkatërruar, ndërsa sipër saj kanë mbetur shumë mjete e kamionë.

Gjatë kohës që janë regjistruar pamjet vijon të bjerë shi i dendur. Një dëshmitar në vendngjarje tha se ura u godit nga një rrufe para se të shembej. Ndërsa deri më tani autoritetet thonë se shembja ka ardhur si pasojë e prishjes së strukturës së urës dhe mos mirëmbajtjes së saj.

Ora 14:14
Genova, dëshmitari okular: Ura u shemb pasi u godit nga një vetëtimë

Itali- Një urë e lartë është shembur pak minuta më parë në Genova. 

Sipas një dëshmitari okular, ka qënë një vetëtimë ajo që e ka goditur urën dhe më pas e kanë parë atë të shembet.

Ishte diku pas orës 1:30 të drekës, kur pamë një vetëtimë që goditi urën. Pastaj e pamë atë të copëtohej.

Një dëshmitar okular

Ora 13:50
Ky po që është fat! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit nga shembja e urës në Genova (FOTO-VIDEO)

Itali- Një urë e lartë është shembur pak minuta më parë në Genova. Bëhet fjalë për urën Morandi 122 metra të gjatë dhe 70 metra të lartë e ndërtuar mes viteve 1953-1955.Nga fotot e publikuara në mediat italiane, njëra prej tyre ka bërë xhiron e rrjetit. Në foto duket një kamion, i cili ka ndaluar vetëm pak metra para pjesës së shembur të urës duke u konsideruar si një person shumë me fat. 

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Ura është rrëzuar pas një stuhie por ende nuk dihen shkaqet. Paraprakisht dyshohet për një problem teknik dhe prishje e strukturës së urës.

Ora 13:31
Dëshmia e shoferit: Pashë urën se si u rrëzua para syve të mi, njerëzit...

Personi që filmoi videon e rrëzimit të urës është një shofer i quajtur Alberto Lercari, i cili ka parë me sytë e tij gjithë skenën e frikshme. Ai është personi që dëgjohet në video teksa ulëret: O Zot, jo!

Menjëherë pasi regjistroi pamjet e frikshme ai ka dhënë edhe dëshminë e parë për ngjarjen.

“Pashë njerëz që  vinin përballë meje me vrap, të terrorizuar nga ajo që kishin parë me sy. Ishte e frikshme, e pashë urën se si u rrëzua”.

Ora 13:25
Shembet ura në Genova/ Dy persona nxirren të gjallë nga rrënojat, Salvini: Situata po ndiqet hap pas hapi

Itali- Një urë e lartë është shembur në Genova. Bëhet fjalë për urën Morandi 122 metra të gjatë dhe 70 metra të lartë e ndërtuar mes viteve 1953-1955.

Zjarrfikësit kanë nxjerrë dy njerëz të gjallë nga rrënojat, ndërkohë që po punojnë për të gjetur të lënduarit e tjerë, që dyshohen të jenë ende brenda makinave të zëna poshtë nga ura.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Mateo Salvini, i cili është shprehur se operacioni i shpëtimit po ndiqet hap pas hapi, duke mos harruar të falenderojë forcat zjarrëfikëse, të cilët i ka quajtur heronj të vërtetë.

Ora 13:16
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë: Ka viktima nën rrënoja

Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen në këto momente në vendngjarje bëjnë me dije se poshtë rrënojave të urës së shembur kanë gjetur automjete të shkatërruara me njerëz të vdekur brenda.

Ora 13:05
Rrëzohet ura në Itali, ja momenti i shembjes, dëgjohen thirrjet: O zot i madh (VIDEO)

Itali- Një urë e lartë është shembur pak minuta më pare në Genova. Bëhet fjalë për urën Morandi 122 metra të gjatë dhe 70 metra të lartë e ndërtuar mes viteve 1953-1955.

Ura është rrëzuar pas një stuhie por ende nuk dihen shkaqet. Paraprakisht dyshohet për një problem teknik dhe prishje e strukturës së urës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse pasi për shkak të makinave të mbetura nën urë mund të ketë ndonjë shpërthim të mundshëm.

Sipas përllogaritjeve nën urë kanë mbetur mbi 20 makina, ndërkohë shanset për viktima janë të larta. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 14/08/2018 17:23

    Respekt per viktimat e pafajshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump