PAMJE TË RËNDA/ Tre të rinj në Lezhë torturojnë dhe hedhin në ujë një qen, kafsha përpëlitet

Pavarësisht se u kërkua miratimi i një ligji për mbrojtjen e kafshëve dhe dënimi i dhunuesve të tyre, ende në Shqipëri situata duket alarmante. Rasti më i fundit vjen nga Lezha, ku në një video të publikuar në rrjetin social Instagram shihen tre të rinj që torturojnë një qen.

Pamjet janë vërtet të rënda, pasi 3 djemtë e hedhin shumë herë në ujë katër putroshin dhe dëgjohet teksa i thonë ta bëjnë me rradhë hedhjen. “Ma jep ta hedh unë tani,”- thotë më pas njëri prej tyre dhe vazhdojnë të luajnë me të si të ishte një mjet argëtimi.

Në sfondin e videos dëgjohet që ka edhe persona të tjerë përreth por asnjëri prej tyre nuk ndërhyn që t’u tregojë djemve që të ndalojnë së torturuari kafshën e gjorë. Ndërkohë qeni nuk reagon në asnjë moment, as nuk u leh as nuk i kafshon, thjesht kur e hedhin në ujë, përpëlitet që të dalë.

Ky nuk është rasti i parë i dhunimit të kafshëve në Shqipëri. Kujtojmë që vetëm pak javë më parë, Shqipëria bëri xhiron e të gjitha mediave botërore për mbajtjen në mënyrë mizore të kafshëve në një kopësht zoologjik në Fier “Safari Park”.

Ish-ministri Saimir Tahiri në muajin shtator të vitit 2016, propozoi në Kuvend një projektligj për mbrojtjen e kafshëve, të cilin e quajti “1 ligj 4 putra”. Pas largimit të Tahirit nga Kuvendi, këtë projektligj e ka zënë pluhuri, ndërkohë që kafshët vazhdojnë të keqtrajtohen.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eda: 05/12/2018 06:25

    Edhe kafshet ndjejne dhimbje njesoj si ne, por gabimi i tyre i vetem eshte se lindin ne rruge. Nese nuk mund ti duani, te pakten mos i keqtrajtoni, sepse nje dite Zoti do ja u kthej ne lekuren tuaj cdo tmerr qe ato perjetojne prej jush

    Përgjigju
  • Faslliu: 03/12/2018 13:33

    Ropt Ropt Ropt ku ti keni

    Përgjigju
  • KLA: 03/12/2018 09:42

    Immanuel Kant ka thene "Mund te gjykojme zemren e nje njeriu duke pare se si ai i trajton kafshet"

    Përgjigju
  • durres: 02/12/2018 22:00

    ka dicka te semure me rracen tone.... Nuk ka si te jete ndryshe...

    Përgjigju
  • tironci: 02/12/2018 21:23

    ahh rrace e mutit cpune keni me qenin e shkrete, ska njerez aty te leshojn qenin e tju bejn ju ashtu sic ja bejshit ju qenit, ptyyy rrace e degjenerume maloket e mutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm