“45 minuta”, gazetari Artan Hoxha publikon mesazhet, ish-oficeri Nuhu bisedë miqësore me nipin e deputetit Rraja

Gazetari i investigativ i Report Tv, Artan Hoxha publikon ekskluzivisht në “45 minuta” mesazhet e shkëmbyera mes Ramazan Rrajas nipit të deputetit të PS, Rrahman Rraja dhe ish-oficerit të policisë së Krujës, Emiljano Nuhu. Nga komunikimet telefononike përmes Whatsapp, marrëdhëniet mes ish-oficerit dhe nipit të deputetit duken krejtësisht miqësore, ndërsa rezulton se janë takuar në Tiranë. Në bisedat e publikuara nga Hoxha shihet se komunikimi i parë është mes Emiljano Nuhut dhe nipit të deputetit është në datën 26 korrik dhe tregon se të dy kanë pasur njohje.

Në tekst, ish-oficeri i i kërkon Ramazan Rrajës ta takojë në Tiranë te “Casa Italia”. Në datën 27 korrik, oficeri i policisë, Emiljano Nuhu hyn në lojë dhe merr dëshminë e vajzës Xhisiela Maloku e cila ka paditur për dhunë Rexhep Nuhun, djalin e deputetit të PS, Rrahman Nuhu. Këtu, mesazhi i radhës i shkëmbyer mes Rrajas dhe Nuhut është ai pasi ishte marrë dëshmia e vajzës në polici. Ramazan Rraja i drejtohet duke e pyetur nëse ka qenë ai i cili ka marrë në pyetje të renë. Dhe oficeri i përgjigjet se ishte vetë ai. Më pas ata lënë një takim dhe takohen në Tiranë. 

Bisedat me mesazhe mes të dyve nuk flasin aspak për një marrëdhënie të acaruar apo në kufijtë e kërcënimit me jetë me pistoletë në kokë, siç pretendon ish-oficeri Emiljano Nuhu, për të lënë të lirë djalin e deputetit. 

Bisedat e ish-policit Emiljano Nuhu me nipin e deputetit Rrahman Rraja:

Biseda datë 26.07.2018

Emiljano Nuhu: O vëlla ç'a po bën tani? Hajde pak në Tiranë te 'Casa Italia''. 
Ramazan Rraja: Ok. Po nisemi tani, për pak. 
Emiljano Nuhu: Ok. 
Ramazan Rraja: Në Rinas jam, rrugës. 
Emiljano Nuhu: Te "Bolvoil", mbrapa "Casa Italia" takohemi. 
Ramazan Rraja: Ok. 
Emiljano Nuhu: Këtu jam se nuk kam më bateri. Mu fik telefoni. 
Ramazan Rraja: Ok. Këtu jam. 

 

Screenshot-et e publikuara nga gazetari Artan Hoxha për bisedën mes ish-oficerit Nuhu dhe nipit të deputetit Rraja

********************************

Biseda datë 30.07.2018

Ramazan Rraja: Si je? Si kalon?
Emiljano Nuhu: Mirë, si je ti?
Ramazan Rraja: Mirë flm! A ke qenë ti te Posta në Fushë Krujë që me marrë në pyetje atë vajzën? Apo e mora vesh gabim?  
Emiljano Nuhu: Po, unë isha.
Ramazan Rraja: Po s'po të kuptoj. Ç'ke me ne. Ku mund të të takoj?
Emiljano Nuhu: Hajde më tako në Tiranë.

Screenshot-et e publikuara nga gazetari Artan Hoxha për bisedën mes ish-oficerit Nuhu dhe nipit të deputetit Rraja

Biseda datë 30.07.2018

Ramazan Rraja: Ku të vij?
Emiljano Nuhu: Hajde te Unaza e Re. Je afër?
Ramazan Rraja: Te “Vasil Shanto” jam. Po vij. 
Emiljano Nuhu: Apo e lëmë më vonë. Se tani u ktheva nga puna. 
Ramazan Rraja: 5 minuta. Të takoj aty në rrugë. Po vij. 
Emiljano Nuhu: Ok, hajde tek Vila L. E di?
Ramazan Rraja: E gjej.
Emiljano Nuhu: Është rruga që futesh te rrethi i Kastratit. 
Ramazan Rraja: Ok. Këtu jam. 
Emiljano Nuhu: Me ç'a makine je? Jam ulur te Richmondi'. Poshtë Vilës L. 

Screenshot-et e publikuara nga gazetari Artan Hoxha për bisedën mes ish-oficerit Nuhu dhe nipit të deputetit Rraja

Hoxha ka thënë se ish-oficeri Nuhu ka aplikuar për të marrë azil, ndërsa fotoja me ish-policin Dritan Zagani është shkrepur dje. Gazetari Hoxha ka thënë se Xhisiela Maloku është dhunuar dhe se dhunuesi duhet të ndëshkohet, por dy historitë janë të ndara nga njëra-tjetra.

Kemi të bëjmë me një histori që po merr vëmendje. Historia është e pompuar politikisht dhe mediatikisht. Kjo histori nuk synon të vëjë drejtësi dhe të ndëshkojë vajzën që është dhunuar, por kërkohet të krijojë një kaos. Një devijim skandaloz, nuk është hera e parë. Flas për pjesën që jam përfshirë. Në një debat lidhur me këtë çështje pashë që kishte shumë mjegull. Pashë denoncimin e një ish-oficeri policie, që është larguar, ndërkohë që nuk ka kthyer as detyrimet ndaj shtetit dhe Akademisë së sigurisë.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha

Hoxha ka folur edhe për akuzat e ish-oficerit Nuhu. Gazetari ka thënë se ish-polici u largua nga Shqipëria në rrugë ilegale dhe iku në Kosovë, më pas në Verona e më pas në Zvicër.

Personi i veshur me të kuqe është Emiljano Nuhu, ai me të bardha është Dritan Zagani. Dje u krijua ideja se kemi të bëjmë me një konspiracion ku ishte përfshirë klasa politike, por edhe nga ana gazetareske nuk qëndron. Së pari do pyetej vajza dhe së dyti do shihej e vërteta. Oficeri në fjalë denoncoi se i rrezikohej jeta, kur e vërteta ishte krejt e kundërta. Nuhu është larguar nga Shqipëria në rrugë ilegale në 15 shtator. Është larguar se ka menduar se po të largohej zyrtarisht do të plotësonte pazëllin. Ka ikur nga Kosova, siç doli edhe Babalja. Në këtë rast, është e verifikuar se ka ikur nga aeroporti Adem Jashari, ka shkuar në Verona e më pas drejt Zvicrës. Nga data 15 drejt datës 27, duhet të kemi parasysh se fotoja është bërë dje. Si ka mundësi që në një kohë kaq të shkurtër ka shkuar në Zvicër, është hetuar, ka gjykuar edhe është larguar për motive të dobëta. Historia është politizuar, kemi dy ish-oficerë policie që me njëri-tjetrin janë paraqitur edhe në qendrën e Azilantëve në Zvicër.

Kjo nuk është hera e parë. Ju kujtoj historinë e një ish-doganieri, që është denoncuar nga e njëjta linjë, e njëjta media. Ka ardhur fillimisht tek unë, e kam hetuar dhe pashë se s’kishte asgjë të vërtetë. Fotoja dëshmon se finalizimi i kësaj historie ështeë përgatitur. Ai është regjistruar për azil, dhe pritet miratimi ose jo i kërkesës.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha

Gazetari ka treguar çfarë ka ndodhur në datën 19 korrik, ditë kur Xhisiela Maloku denoncoi për dhunë ish-të dashurin e saj, Rexhep Rraja.

Më 19 korrik, Xhisiela ka lënë takim me një shoqe. Gjatë rrugës ka rastisur ish-të dashurin. Dy vajzat kanë qenë në makinë. Gjëja që dua të ndaj është se: Kemi një histori të qartë dhune dhe duhet të ndëshkohen përgjegjësit dhe kemi një histori tjetër politizimi. Historia tjetër është abuzive dhe politikë e pastër. Këta thonë pse u zbulua identiteti i vajzës. Identitetin e saj e zbuloi Berisha më 30 korrik. Përpjekja ime është që dinjiteti i saj të shkojë në vend. Të ndëshkohet dhunuesi. Ndaj vajzës është ushtruar dhunë, është e provuar me fakte. Rast tipik, duhet të ishte zgjidhur.  Kam kontaktuar me të që t’i ofroja ndihmë. mënyra sesi është përdorur politikisht është makinacion politik.

Identitetin e saj e kanë publikuar ata që sot e mbrojnë. I pari është Berisha, me emër dhe mbiemër. Dhe vajza i ka komentuar Berishës: Kemi hall të zihemi me të dashurit se ti na nxjerr për përdhunim. Unë u njoftova se djali i një deputeti ka patur një konflikt me një vajzë. Informacioni erdhi tek unë kur SHKB pezulloi nga detyra oficerin e policisë që mori kallëzimin e vajzës më 21 korrik, pranë oficerit Elton Koldashi. Vajza është marrë në pyetje. Ky është procesverbali i Fushë-Krujës dhe deklarimi është bërë nga oficeri Gentian Çitozi.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Ekskluzive/ Vëllai i ish-oficerit Emiljano Nuhu i dënuar për trafik klandestinësh dhe i hetuar për vjedhje (Dokumenti)

Zbardhen detaje të reja rreth ish-oficerit të Policisë, Emiljano Nuhu, i cili një ditë më parë denoncoi se ishte kërcënuar me jetë nga Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, për të lënë të lirë të lirë djalin e këtij të fundit i akuzuar për përdhunimin e një vajze. Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha zbuloi në emisionin "45 minuta"Report Tv se familja e ish-oficerit ka pasur probleme me ligjin.

Kjo pasi, Ardit Nuhu, vëllai i ish-oficerit të policisë së Krujës, ka qenë i ndaluar për vjedhje, armëmbajtje pa leje si dhe është dënuar për trafik klandestinësh. Ndërsa gazetari i "Shqiptarja.com", Elton Qyno, publikon vendimin e Gjykatës së Lushnjes ndaj Ardit Nuhut, ku tregohet se ai ka qenë i hetuar për vjedhje me grupin e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, por kjo gjykatë ka shpallur moskompetencë. Ardit Nuhu rezulton i ndaluar disa herë për vjedhje në Berat dhe Lushnje si dhe armëmbajtje pa leje në Vlorë. Ndërsa, për herë të fundit është ndaluar në Fier për trafik klandestinësh dhe ndodhet ende në burg i dënuar nga Gjykata.

Vendimi i Gjykatës për pushimin e çështjes ndaj Ardit Nuhut, i ndaluar për vjedhje

Për rrjedhojë, gazetari Artan Hoxha thotë se ish-oficeri i policisë i cili ka kërkuar azil në Zvicër, prekej nga ligji i Vettingut.

Dokumentin e gjeta në arkivën time. Në datën 27 maj 2010, shtetasi Astrit Toska ka paditur në Berat vjedhjen e automjetit dhe u bë ndalimi i shtetasve Ardit Nuhu, krahas tre të tjerëve. Ardit Nuhu është vëllai i oficerit të oplicisë, Emiljano Nuhu. Ka edhe një grabitje tjetër i ndaluar i njëjti person. 23 tetor 2010, komisariati i policisë së Lushnjes njofton se ka arrestuar Ardit Nuhun se bashkë me tre persona të tjerë kanë grabitur kompjutera. 27 korrik 2012 gjithashtu është ndaluar në Vlorë i kapur me armë pa leje. Ndërsa është ndaluar edhe në Fier për trafik klandestinësh. Ardit Nuhu ndodhet në burg për akuzën e trafikut të qenieve njerëzore. Me të gjitha këto, ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Emiljano Nuhu, digjej nga ligji i Vettingut. 

Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BURGU me 7yje NE fier.: 28/09/2018 14:08

    Mbyllini TELEVIZIONET our FLET my MAFIOZ I lajmeve FALLCO .Eshte nje nga fushate my MAFIOZET ndryshojne e fshihni FAKTET e sajojne per te lare MUTIN me shurre .Aryan HOXHA largohu se na veshtirose me novelat QE manipulon .KELLIRE "VRASJE" NE FUSHEN E 6GAZETARISE .KETO FAKTE FAKE VRASIN ME SHUME SE PLUMBAT SHPRESEN E DREJTESISE .SA PAGUHET KY MAFIOZ LAJMESH ?? ME KE I GATUAN DHE KUSH E HA ME KETE LLOJ CORBE ?? VETEM QEVERITARET KOMUNISTE ( MEHMET SHEHU VRAU VETEN NE GJUME ) KY ESHTE ARTAN HOXHA I ENVER HOXHES HOXHES.

    Përgjigju
    • Kusho berat: 29/09/2018 23:25

      Ky artan hoxha eshte legen. O BURGU dil sa me par qe aty se vllai per vllan ka nevoj.

  • Ops: 27/09/2018 22:53

    O Artan hoxha e kupton sa qesharak je bere , thua do digjej nga vetingu ai oficeri sepse ka vllain me probleme , po mire mo zotri po xhafa ca e ka vllain ?? Po te tjeret me rradhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty