Peleshi: 90% e fermerëve aplikues janë shpallur fitues paraprakë

Peleshi: 90% e fermerëve aplikues janë shpallur fitues paraprakë

Ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi

Gjatë një bashkëbisedimi të hapur me banorët e njësisë administrative Dvoran, qarku Korçë, në kuadër të takimeve turit të llogaridhënies publike, ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi është shprehur me tone shumë optimiste në lidhje me gjithë procesin e skemës kombëtare të mbështetjes financiare, e cila ka nxjerrë fitues dhe përfitues të granteve dhe subvencioneve një pjesë shumë të madhe të aplikuesve.

Ministria e Bujqësisë sapo ka përmbyllur “Thirrjen” dhe ka marrë aplikimet për Skemën kombëtare financiare të subvencioneve dhe granteve që ishte 20 milionë euro këtë vit. Pothuasje, gjysma e tyre më shumë se 50% shkon për subvencionet e fermerëve dhe blegtorëve dhe pjesa tjetër shkon në investimet në agropërpunim, magazinim, linja prodhimit. Patëm një numër të lartë, të kënaqshëm aplikimesh, 30% më shumë se vitin e kaluar, edhe sepse ju mund ta konfirmoni, një pjesë e madhe këtu ka aplikuar. Aplikimi ishte shumë i thjeshtë këtë vit, ishte vetëm me kartë identiteti.

Niko Peleshi

Por, suksesi i kësaj skeme është padyshim shpallja e fitueseve, tha Peleshi.

Unë dua t’jua them të gjithë atyre që aplikuan në mollë psh, meqënëse këtu jemi në vendin e mollëve, kanë fituar të gjithë, 100%. Të gjithë ata që shkuan dhe aplikuan për mbjellje të reja për mollë, kanë fituar, pra janë shpallur fitues. Në total pothuajse 90 % e aplikantëve janë shpallur fitues dhe për masat e tjera, siç është vaditja me pika, apo investime të tjera në fermë, apo për matrikullimin, ata që kanë aplikuar për rimbursimin e qumështit, atë 100 lekëshin për litër të qumështit. Pra, numri i fituesve në raport me aplikantët është shumë i lartë këtë vit.

Niko Peleshi

Ministri Peleshi, sërish ka bërë thirrje për një besim më të madh në skemat dhe politikat që po ndërmerren, sepse vetëm kështu do të mund të rigjallërohet dhe të modernizohet bujqësia shqiptare. Shumë shpejt do të hapet “thirrja e parë” për Programin IPARD, që do të thotë një mundësi e artë për të gjithë fermerët, agropërpunuesit, blegtorët etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës