Ekonomia u rrit me 3.4% në vitin 2023! INSTAT: E rriti ndërtimi e pagat e shtetit! Bujqësia në krizë, bumi turistik nuk rriti konsumin

TIRANE- Ekonomia e vendit është rritur me 3.4% gjatë vitit të kaluar (2023) krahasuar me vitin 2022, kohë kur ekonomia ka pasur performancë më të mirë dhe është rritur me 4.8%. Referuar raportit të Institutit të Statistikave, ekonomia vjet është rritur 1.5% më pak se viti 2022. 

Edhe pse Shqipëria në vitin e kaluar, përjetoi një bum të madh turistik, kontributi më i madh në rritjen ekonomike ka vijuar të jepet nga ndërtimi. 
Edhe në tremujorin e fundit të 2023, që përkon me muajit tetor-dhjetor, ku ekonomia u rrit me 3.8%, ndikimi kryesor u dha nga ndërtimi me 1.28%, ndjekur nga rritja e pagave për administratën publike me mbi 1%. 

Bazuar në të dhënat e INSTAT, në rritje ka qenë edhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme, i arteve, argëtimit, informacionit, i tregtisë, akomodimit ushqimor apo fusha e sigurimeve. 

Ndërsa në rënie të fortë përgjatë vitit të kaluar është shfaqur bujqësia, e cila vetëm në tremujorin e katërt të vitit ka pësuar rënie me 3.07% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022. 

“Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit shënoi rënie prej 3,07%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 2,03%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 10,80%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 0,38%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 8,81%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 7,50%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 10,33%.

Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me rritje prej 10,78%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 8,82%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati rritje me 21,42%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 2,23%., thotë INSTAT.  

Pavarësisht rritjes ekonomike dhe bumit turistik me mbi 10 milionë të huaj që vizituan shqipërinë vjet, nuk është regjistruar rritje e konsumit, pasi të dhënat tregojnë se konsumi në fund të vitit u rrit vetëm me 1.5% që është niveli më i ulët, që pas 2020-ës, kur ishte periudha e pandemisë dhe ekonomia u mbyll. Ndërsa përgjatë gjithë vitit konsumi i popullatës u rrit në total me 2.9%, nga 7.3% që u rrit në vitin 2022.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 02/04/2024 20:06

    normal kur merr turiste qe hane byrek e qofte,,nuk ke rritje te konsumit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë