POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Përballje live mes dy krushkave në ‘Pa gjurmë’/ Mamaja e Marinelës: E rrihnin vajzën, thonin e morëm për prostitutë

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Pa gjurmë” në Report Tv, janë përballur dy ish krushkat, Gjyle Halili dhe mamaja e Marinelës, Flutura. Rasti i Marinelës u bë publik mbrëmjen e djeshme“Pa gjurmë’, ku gjyshja Gjyle Halili, tha se kërkon që të takojë dy fëmijët e vegjël të cilët sipas saj, nuk lejohen më nga ish-nusja që të takohen me ta.

Gjyshja kërkoi nga Marinela që fëmijët të takohen me babain dhe hallat. Sot, Flutura, mamaja e Marinelës është përballur live me Gjylen. Ajo ka hedhur akuza të forta në drejtim të familjes së saj, dhe ka thënë se Marinela është marrë nuse në atë familje me qëllimin për t’a dërguar më pas të punonte si prostitutë.

Këto akuza nuk u pranuan nga Gjyle Halili, e cila tha se nusja është trajtuar mirë nga familja e tyre.

Përballja live në studio

Flutura: Unë vajta bëra muhabetin dhe kjo më tha, do t’ju jap bukë dy fëmijëve dhe vajzës tënde jo. Kur përmendin këto gjëra koti, unë isha me 180 mijë lekë rrogë në lulishte. Radhën e parë, kur iku nusja erdhi e mori e ëma bashkë me një hallë. Kur dola të bëj muhabet. Djali yt e rrahu Marinelën, 1 ditë para se të ngelte shtazënë. Marinela u rrah, por s’kishte faj. Të gjithë njerëzit, qanë për Marinelën. Burri im vdiq në Greqi. Ti më gënjeve, më mashtrove se isha fukara. Unë nuk e dija, por Marinela la shkollën. Ata donin t’a çonin mbase dhe prostitutë. Marinela s’dinte ç’ishte të fshihej oborri, jo të dilte prostitucion. Ajo kishte hall se mos e kthente ai. Herë të dytë, herë të tretë. E qëlloi me shkelm në sy të komshinjve. S’ja toleroj të rrahurën vajzën. Vajza me burrin s’kanë patur dot komunikim si burrë e grua. Unë s’e kuptoj ç’a fëmijësh kërkojnë këta sot. Ti e di që i kam blerë vajzës edhe reflektor? Se s’kishte të ngrohej në dimër? Ti ia hoqe se s’doje të harxhoheshin dritat. Ti i fike dritat, se po hekuroste një palë pantallona për djalin. Kur erdhi puna, Marinela iku në Tiranë. Fatosi vodhi mbi 100 euro, Fatosi e mori për mashtrim, ka paguar 3 mijë euro. Fatosi vodhi telefonin e Marinelës, dhe më pas bëri 5 muaj burg, se e kapën kamerat që vidhte. Doli Fatosi nga burgu, thanë do i lemë bashkë. I kam thënë mos ma prek më vajzën. E ktheva vajzën për herë të dytë, për hatër të fëmijëve. E ka martuar disa herë djalin pasi iku Marinela. Ajo e ka ende mbiemrin Marinela Halili. E rrahu dhe i mbylli derën e banjës. E di policia çfarë ka hequr vajza ime në shtatorin e atij viti. Kjo i thoshte unë do e martoj Fatosin prapë. I grisën rrobat Marinelës, dhe e rrahën. Unë mora fëmijët, i thashë puthi, se janë të tutë. Se deri më sot, këta s’i kanë kërkuar fëmijët. Se njihja hallën se ishte me flokët e shkurtra. Nga ta dija unë se ishte ajo. Duhet t’i përgjigjen fëmijëve para se t’i përqafojnë.

Gjyle Halili: Asnjë nga akuzat s’është realitet. Këto janë ofendime. As jemi marrë me asgjë. Djali bëri 3 muaj burg, se çoi telefonin për të rregulluar. Kur e mori, pjesët ishin të ndërruara. E u zu me pronarin e servisit. Këto janë shpifje.

Flutura: Bravo të qoftë se u talle me Marinelën time.

Gjyshja Gjyle Halili ka qarë sapo ka parë fotot e nipërve të saj në emision. Ajo ka pësuar gjendje të fikti në studion e emisionit "Pa gjurmë" dhe për t'i ardhur në ndihmë redaksia e Report Tv njoftoi menjëherë urgjencën e Tiranës. Gjyle Halili u largua nga studioja e emisonit "Pa gjurmë" vetëm pas stabilizimit të gjendjes së saj shëndetësore. 

Ora 19:46
‘Pa gjurmë’/ Marinela flet për largimin në Gjermani, akuza të forta ish-vjehrrës: Ajo më ka rrahur, më përzuri me polici

Gjatë emisionit të sotëm në “Pa gjurmë”, mamaja e Marinela Bushatit, është përballur me ish-krushkën, Gjyle Halili. Ajo akuzoi familjen e tyre se kanë dhunuar Marinelën, ndërkohë që të njëjtën gjë e thotë edhe Marinela. E kontaktuar nga “Pa Gjurmë”, ajo ka thënë se ish-vjehrra e ka dhunuar dhe se e ka larguar nga shtëpia me polici.

Ajo më ka dhunuar mua dhe fëmijët, dhe nuk janë përgjigjur për fëmijët.Ish-burri im ka qenë në burg, për vjedhje në Burrel. Jam ankuar në polici shpeshherë. Ai ka një martesë të dytë, me të cilën ka edhe një vajzë. Ajo na ndau, më ka përzënë nga shtëpia me polici. Ajo më ka kërcënuar mua dhe fëmijëve.

Marinela Bushati, ish-nusja e Gjyle Halilit, gjyshja që kërkon nipërit.

f.g./l.q.
Komento