Përfundoi në rrënojat e urës së Genova-s, ish-portieri i Cagliarit: Mrekulli që jam gjallë!

Përfundoi në rrënojat e urës së Genova-s, ish-portieri i Cagliarit: Mrekulli që jam gjallë!

Ura e shembur ne Genova

Davide Capello, ish-futbollist i disa skuadrave në Itali, e quan një mrekulli që ende vijon të jetë gjallë. Kjo për shkak se ai ndodhej në urën Morandi që u shemb sot në Genova dhe që i mori jetën 35 personave. Capello bëri një fluturim prej 30 metrash me makinën e tij, duke përfunduar në rrënoja, por fatmirësisht është mirë. “Është e pabesueshme”,- tha ai.
 
Së pari dëgjoja një zhurmë, pastaj gjithçka u shemb, unë jam një mrekulli! Po shkoja në Xhenoa, isha në urë. Dëgjova një zhurmë, pastaj kolaps 30 metra fluturim dhe pastaj makina u mbërthyer në mes kolonave dhe rrënojat“, tha ai për “Sky Tg24”. 

Davide Capello, ish-portier i Cagliarit, i cili i shpëtoi tragjedisë 

Davide Capello, i cili tani është një zjarrfikës, luajti me Cagliarinn, Savonan dhe ekipin kombëtar të Italisë U-20. “E kalova atë rrugë, një nga më të ngarkuarat në Itali, pashë fundin e rrugës, ishte një frikë e madhe që nuk e di se si makina ime nuk u thye”,- përfundoi ish-portieri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump