POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Përgjaket nata e ndërrimit të viteve në Kosovë, burri qëllon për vdekje me armë gjahu gruan

Foto ilustruese

Kosovë-Një tragjedi ka ndodhur në një familje në komunën e Gjilanit, në orët e para të vitit 2019. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në orën 00:30 në fshatin Selvishtë afër Zhegrës.

Një burrë ka vrarë aksidentalisht gruan e tij 62-vjeçare me inicialet Z.J  përpara shtëpisë së tyre, teksa ishte duke festuar me pushkë gjuetie tip “Hungarian Submachine Gun”. Viktima mësohet se ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Lajmi është konfirmuar për gazetën kosovare “Express” nga Policia e Kosovës.

Sakaq, burri me inicialet J.J. është ndaluar për 48 orë në komisariatin e policisë, nga ku mësohet se rasti është cilësuar si "vrasje nga pakujdesia".

a.s.
Komento