Përgjimi i PD: Vëllai i Xhafës flet me trafikantin: Të jetë rruga e fundit se po më sulmojnë vëllain!

PD publikoi një bisedë audio të dy personave duke ngritur pretendimin se njëri prej tyre është Agon Xhafaj vëllai ministrit të Brendshëm. PD thotë se kjo bisedë e regjistruar tregon se Agron Xhafaj vijon ende aktivitetin kriminal. Por denoncuesit e këtij përgjimi pra deputetët e Partisë Demokratike, në asnjë moment nuk treguan se kush është personi që ata e quajnë bashkëpunëtori X sikurse nuk i thanë publikut se cili institucion që ka tagrin ligjor të përgjimeve mund ta ketë realizuar atë.

Sikurse nuk i sqaruan publikut nëse ky përgjigj është pjesë e ndonjë përgjimi proaktiv të prokurorisë apo është realizuar tërësisht nga PD në kuadër të akuzave ndaj ministrit Fatmir Xhafaj, dhe as nuk tregon se në cilën periudhë kohore është bërë. Bile Partia Demokratike nuk ofron asnjë provë as për identitetin e vërtetë të zërave që dëgjohen në audio.

Për personin e dytë që pretendohet se flet me Agron Xafajn deputetët e PD thanë se ai në të kaluarën, ka punuar së bashku me Agronin në trafikun e drogës. Edhe kjo e dhënë për momentin mbetet e rrethuar me mister për aq kohë sa deputetët e PD kanë zgjedhur ta quajnë bashkëpunëtori X duke mos treguar identitetin e tij mbi të gjitha rrolin e pretenduar dhe bashkëpunimin me Agron Xhafën aq më tepër që siç edhe e pohuan vetë ai është një person i dënuar në Itali. Deputetët e PD po ashtu ngritën pretendimin se biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunëtori X që po flet në telefon me Agronin.

Teksti nga përgjimi audio i publikuar nga PD, që pretendon se ka të bëjë me Agron Xhafajn:

Bashkëpunëtori X - O pasha ça bën mo, si dukesh?

Agroni –

Bashkëpunëtori X - Mirë vëlla. Ti vetë?

Agroni-

Bashkëpunëtori X - Isha andej nga Toto qorri. Do të të merrja në telefon të të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?

Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal që, në Vlorë njihet si lokali i vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Bashkëpunëtori X - Ça bëre? Si ke qenë nga shtëpia ti?

Agron- Mirë o mirë, ti mirë?

Bashkëpunëtori X - Mirë.

Agron - Mirë keni qenë? Ça bëre ndonjë gjë?

Bashkëpunëtori X - Mirë

Agroni- Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?

Bashkëpunëtori X - Mirë vëlla mirë. Dëgjo, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…

Agroni- Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?

Bashkëpunëtori X - Hiç, ja erdha për atë që të thash, për të bërë rrugën

Agroni- Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.

Agroni- Përmend një fjali me 5-6 fjalë, por nuk kuptohet mirë.

Agroni- Do të të çoj unë te Ermali ore, është shumë im i ngushtë.

Bashkëpunëtori X - Të faleminderit shumë. Se erdha ngaqë jam keq vlla, se nuk erdha nga e mira. 

Agroni- Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na e sulmojnë.  Të jetë hera e parë dhe e fundit.

Bashkëpunëtori X - E mirë vlla mirë.

Agroni- Mirë pra, ndonjë gjë tjetër çar ke bërë?

Bashkëpunëtori X - Hiç asgjë.

Agroni-  Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon (thote 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse fjalin njëkohësisht me Bashkëpunëtorin X).

Bashkëpunëtori X - Mirë vëlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen) Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.

Agroni- Ndonjë gjë tjetër nga shpia?

Bashkëpunëtori X - Mirë të gjithë. Ti vetë?

Agroni- Mirë, mirë

Bashkëpunëtori X - Mirë o vlla rrofsh, faleminderit. 

Agroni- Po na sulmojnë ata, keq fare.

Bashkëpunëtori X – Mirë, mirë.

Agroni- Kalofsh mirë.

Bashkëpunëtori X - Falemiderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.

Agroni- Aman o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.

Bashkëpunëtori X - Po ik o se s’të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla.

Agroni- Po gjërat nuk e shikon si janë?

Bashkëpunëtori X - Se e njohim njëri – tjetrin.

Agron - Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.

Bashkëpunëtori X - Mirë o mirë, hajde rrofsh. Flas unë me Ermalin. Pa merak.

Agroni- Te Ermali vëlla.

Sipas PD-së bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë.

Deputeti Ervin Salianji që paraqiti këtë bisedë telefonike tha se “Agron Xhafaj është bosi i drogës në Shqipëri por është i paprekshëm, pasi mbrohet nga Fatmir Xhafaj. Në qeverinë e Ramës, ministrat e Brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës”.

Pak më herët, deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se PD ka 3 fakte të rëndëisshme që dëhsmojnë se si Fatmir Xhafaj, në detyrnën e ministrit të Brendshëm, shkeli ligjin duke penguar ekstradimin e vëllait të tij.

Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar cdo veprim për ekstradimin e të vëllait.

1• Për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt

• Për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri

• Për arrestimin dhe burgosjen e tij.

2. Fatmir Xhafaj nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj.

Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.

3. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafajt. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Enkelejd Alibeaj

 

Ora 13:42
Përgjimi i PD-së për vëllain e Xhafës/ Balla: Prokuroria të nisë hetimin menjëherë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas një audio-përgjimi të publikuar sot nga Partia Demokratilke, e cila pretendoin se në të dëgjohet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, duke diskutuar për trafiqe droge mne një trafikant të dënuar më parë.

E dëgjuam me vëmëndje pretendimin e sotëm të opozitës. PD pretendon se materiali audio eshte autentik dhe nese kjo do te ishte e vertete, atehere padyshim qe kemi te bejme me nje prove qe e implikon penalisht vellain e ministrit te brendshem dhe moralisht kete te fundit. Por a eshte ky material nje prove autentike apo thjesht nje inskenim i radhes, ne perpjekjen e vazhdueshme te Saliut dhe Lulit, per te baltosur ke t’u dale perpara, ne orvajtjen e tyre per te penguar me cdo kusht celjen e negociatave, si edhe per te luftuar me balte drejtesine e re, prej te ciles kane te drejte te jene te tmerruar?!

Kesaj pyetjeje, mund t’i jape pergjigje vetem prokuroria dhe askush tjeter! Atëherë në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali heperhe te paprovuar si autentik, duhet menjëherë të shkojnë dhe ta depozitojnë në Prokurori.

Po ashtu, Prokuroria nuk duhet ta lere kete ceshtje ne vullnetin e akuzatoreve, po duhet të fillojë hetimet menjëherë hetimet kryesisht, sepse jo vetem ne, po cdo shqiptar meriton te dije te verteten. Per ne askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk e ben ligjin dot ne kete vend pervec organeve te drejtesise. Shpresoj qe prokuroria mos te humbase asnje minute per te hetuar kete ceshtje dhe per sa na takon, ne presim me padurim te mesojme te verteten rreth saj, me bindjen se ketu ose duhet te ndeshkohet i akuzuari, nese eshte fajtor per cka akuzohet, ose duhet te ndeshkohen akuzuesit nese jane regjisore te kesaj shfaqjeje me ze e pa figure.

Taulant Balla, Sekretar i Përgjithshëm i PS

s.k.
Komento

Komente

  • Altin: 14/05/2018 23:00

    Turp,turp,turp.E sajuar.ky nuk eshte zeri Goniiiit.Bllof i madh i PD.

    Përgjigju
  • Spiro: 14/05/2018 19:46

    I gjithë ky MLLEF dhe gjithë kjo BALTË kundër Fatmir Xhafës , èshtè vetèm sepse FATMÍR XHAFAJ ju kapi 613 KG me KOKAINË të Pastër , që ishte KOKAINA e PDsë e gjitha , dhe tani nuk po dijnè mè ç'farë të SAJOJNÈ! Nuk po lènè gur pa lèvizur sepse FATMIR XHAFAJ ju hoqi 20 MILJON €URO KOKAINË , që e kishin Paguar BARONËT NARKO-TRAFIKANTË tè PDsè .

    Përgjigju
  • Fahri Balliu "gjarpri nen gur": 14/05/2018 17:20

    Jam i keqardhur qe nuk promovojne vlerat e Klevisit Balliu i II-te, po ngelen me keta injorante. Klevisi vertet e beri shkollen e Larte per 15 vjet po e beri ne Angli, sa harroi dhe shqipen, ama e lek djerse.

    Përgjigju
  • qejfliu: 14/05/2018 16:34

    Aman sa e ka numrin e telefonit ky Gazmendi i Kavajes?

    Përgjigju
  • Shqiptari: 14/05/2018 16:18

    na jemi popull budalla dhe i kemi politikanat budalla a votohet ky Saliu dhe Edi rama ose Ilir Meta? keto jane montazha dhe Amerikanet sebashku me Gjermanet e dine kete pune.. Armiqet e kane udhheq kete vend Italia, Turqia dhe greku me Serbin ...100 vite Skllever kemi qene fundi po vjen

    Përgjigju
  • Çadra e Krimit: 14/05/2018 15:44

    SHQUP është KAZERMË Spiunësh ,Kriminelësh ,Banditësh dhe Narko-Trafikantësh! PDja nuk ja harron kurrë të RESPEKTUARIT FATMIR XHAFAJ 613 KILOGRAM KOKAINË , që XHAFAJ ja u KAPI! Ajo ishte si PLUMB në ZEMËR për PDnë , sepse HUMBËN MILJONA €URO !!! Dhe tani janë bërë si HIENA dhe ÇAKEJ kundër Fatmir Xhafës ! Edhe kjo që nxorën sot , edhe nëse është e vërtetë , jam 100% i bindur që është AUDIO para 7-8 VJETËSH , kur PUSHTETIN e kanë patur KRIMINELËT e PDsë !! Atë që ju bëri FATMIR XHAFAJ këtyre HORRAVE , nuk kanë për ta përtypur KURRË ! RESPEKTE për FATMIR XHAFËN . NEVERI dhe URREJTJE për PD KOKAINËN

    Përgjigju
  • Andi: 14/05/2018 15:24

    I jane qepur Z.Xhafa se e kane zili,jane shume larg nga ana intelektuale dhe profesionale,nga morali ,nga aftesite dhe nga vendosmeria e tij per te zbatuar shtetin ligjor.

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 14/05/2018 15:23

    Ju jeni per burg mor pede....me çar drejte pergjoni ,ku e moret lejen per pergjim? Ku meshifet aparatura e pergjimit qe eshte e ndaluar me ligj apo maskarejt e p.d. see mbani akoma me urdher te hajduti LLalla ne selin e krimit. Me ket pergjim duhet te Merret seriozisht Arta Marku,le te dalin pergjuesit perpara drejtesis,oED dhe ti Fatmir shihni mire dhe kontrodhoni se edhe je ju pergjojne keto kriminela.

    Përgjigju
  • Ema: 14/05/2018 15:10

    Teatri me i shemtuar i PD-LSI,aktore te shpifur Alibeaj,Gazmend Bardhi dhe bukuroshi Salianji,keta po qe te bindin

    Përgjigju
  • Plehrat: 14/05/2018 15:04

    Per kete Gaz Bardhin nga Kavaja ka shume gallate se eshte nga ato allasoj e kuptoni vete.

    Përgjigju
  • Daja: 14/05/2018 14:48

    Aman o popull,Gazmend Bardhi nga Kavaja do beje drejtesi,eshte per te vene kujen,nje injorant djali i nje mashtruesi do beje drejtesi,o zot ne dore te kujt ka mbetur ky vend.

    Përgjigju
  • lule: 14/05/2018 14:47

    Shqiperia ose do shkoj ne Europe ose do vazhdoje te behet Shtet i mafies..po te ishte e vertete vidio do kishte dale ne fillim nuk do shpiknin neni. i kodit i ndryshuar.. .. sa keq opozita eshte e kapur nga krimi por shqiptaret jane aq te mencur sa ta kuptojne kush eshte e verteta. Model i qeverisjes eshte Zoti Xhafa prandaj dhe luftohet, deri kur do vazhdojne shantazhet o mjerane hajdute ordinere me emrin politikane...

    Përgjigju
  • Daja: 14/05/2018 14:45

    Ti taleban qe na can cdo dite koken,fol zotrote per vellane tend hajdut qe u kap ne Gjermani duke vjedhur,e pame te gjithe me ze e figure vellai i Enkeled Alibeaj,mos e nxirrni me ate monster me emrin Salianji eshte turpi i PD-se.

    Përgjigju
  • Donela: 14/05/2018 14:30

    Hetoni dhe denonconi Kriminelin qe keni brenda PD-se,emrin e ka Sali Rame Sheqere Berisha.

    Përgjigju
  • kaci: 14/05/2018 13:59

    Ku i gjejne keta ministra te gjithe trafikante more amani...

    Përgjigju
    • Drejtesia: 14/05/2018 15:05

      Nuk ka pushtet me me keto metoda o Salijan. Gjeni veten dhe jepni rruge PD-se per atje ku jeni nisur qe kur e shpiku Saliu kete parti! Shkarkoni njeher pisllekun qe mbartet gjithe keto vite dhe pastaj kerkoni pushtet!

    • Drejtesia: 14/05/2018 14:46

      Keta jane Ministra qe zbatojne ligje me dore te hekurt. Kesaj i thone te zbatosh ligje dhe per me teper njerez serioz me integritet dhe me karier te bollshme ne politike! Por PD-ja nuk i pershtatet dote kesaj metode , do vetem bej si them une dhe mos zbato ligje ashtu si nuk zbatoj une. Akoma nuk eshte dhene drejtesi per 26 veta gerdeci , kush i vrau protestusit para kryeministrise dhe ku shkuan leket e derdhura per rrugen Tiran - Morine ne kohen qe ishte Minister transporti Lulezim Basha????

    • zani: 14/05/2018 14:43

      I kanë gjetur tek G... !? Po ata ISH MINISTRAT KRIMINELË të Qeverisë BERISHA i harrove O kaci i ZI ?! Ministrat e PDsë ishin BANDITË , SUPER HAJDUTË : NARKO-TRAFIKANTË KOKAINE dhe HEROINE , HORRA Ordinerë, TRADHTARË !!! Atë VËLLAIN BANDIT ku e ka ALIBEAJ , që GRABISTE me DHUNË në GJERMANI ?!?! PD është BANDË KRIMINELËSH ORDINERË , që BURGUN e kanë shumë pak !

  • Kleand: 14/05/2018 13:22

    Kush do nje bast me mua qe bashkepuntori X ne video eshte Salianji dhe “Agroni” eshte Alibeaj. Per kshu gjerash jane te paret kta aman, se na lodhen me kto budalleqe.

    Përgjigju
    • kaci: 14/05/2018 13:56

      E o lo*e, e...

  • Drejtesia: 14/05/2018 13:22

    More te paudhe po hiqni dore nga keto se e cuat vendin ne kauz, hiqni dore sa nuk eshte vone! Po c'do te thote kjo gje qe beni ju, eshte i vellai trafikant dhe u dashka te hidhet ne rruge i gjithe fisi. Dhe thone qe nuk jemi komunista! Po ju faktoni njeher o kafshe te PD-se , e favorizon Ministri te vellan apo jo dhe pastaj beni deklarata. Gjithsekush mbane pergjegjesi per ate qe bene vete, dhe jo per ate qe bene vellai, nena apo babai! Kushdo qofshin jane te barabart para ligjit! Por jo , shkeli vellai ne m....t dhe vellai tjeter duhet ti marre er! Hiqni dore nga keto budalleqe se po shkaterroni vendin. Nuk fitohet vota duke gjetur gjilperen ne kashte! I vetmi gabim qe ka bere Saimiri eshte vetem shitja e makines, te tjerat jane si paturpesit e radhes qe ka bere dhe po bene PD-ja.

    Përgjigju
    • Arberi: 14/05/2018 14:49

      Këta nuk Jan demokrat, por Enverista të kulluar duhet denuar te brezin familjar! Te pa moral !

    • kaci: 14/05/2018 13:57

      Po ndryshimi i ligjit nga Xhafaj kot te duket ty?! Po vareset nga 18 000 Euro te Saje qorrit?! Sa popull vari leshte qe jeni...

  • Eki: 14/05/2018 13:21

    Si kto videot te bej une sa te duash. Video pa figure vetem me ze mund ti bej cdo njeri qe ka nje smartphone.

    Përgjigju
  • berti: 14/05/2018 13:20

    Nje pyetje kam une. Kush me siguron mua qe kjo video nuk eshte montim per aq kohe sa aty nuk thuhet asgje dhe thuhet vetem ca biseda te pergjithshme dhe mbi te gjitha pergjim pa pamje.

    Përgjigju
  • dita: 14/05/2018 13:17

    te meren te pandehur drejtuesit e PD qe krijone situata te fallsifikuara dhe precedente... me sa diket laku eshte ngushtuar.. turp per PD si parti e djathte.

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/05/2018 13:09

    Për 28 vjet Shqiperia u be çifliku i mafjes që u poll prej PPSH-së. PPSH-ja polli nga bijtë e saj kapterrë e sigurimsa, fëmijë, dhe këta tani kanë marrë vendin peng. Këta nuk e besonin, pra kanë qënë vizionshkurtër që një ditë gjërat do ndryshonin. Kanë vjedhur majtas e djathtas duke i bërë Shqiperise e shqiptarëve gjëmën në nivel, politik, ekonomik, shoqeror, psikologjik, e nderkobëtar. KJO KLASË POLITIKE MUTËRIE DUHET TË ZHDUKET, DHE QË TË ZHDUKET DUHEN NJERËZ TË RINJ MUNDESISHT TË ARDHUR NGA JASHTË QË NUK KANË KRIJUAR LIDHJE ME KËTË KLASË POLITIKE FUNDERRINE. VETËM KËTA MUND TA SHOERBEJNË KËTË KLASË POLITIKE MORTJE QË KA INFEKTUAR ÇDO GJË. POSHTË KJO KLASË POLITIKE FUNDERRINË!

    Përgjigju
  • Tini: 14/05/2018 12:58

    Ky eshte kulmi i pisllekut politike te PD ,qe te kujton kohen largqoftit , ku 80 lekshit spiunonin qytetar te ndryshem . Te drejten ligjore per pergjigjime e kane dy organet ligjzbatuese; SHISH i dhe Prokuroria dhe askush tjeter . Dhe te jete e vertete qe spiuni juaj ka pergjuar gjoja Agron Xhafen , prokuroria duhet te hapi dosjen penake per Alibejen si person publik qe cenon figuren e Ministrit te Brendeshem si dhe te vertetohet kjo bisede eshte kuth i rreme apo edhte fakt dhe te arrestoj dhe Agron Xhafen dhe spiunin e PD . Shteti paralel i PD, eshte antiligjor, dhe nuk ka te drejte asnje qytetar dhe person publik te pergjoj te tjeret . Alibeja ka kaq, kohe qe populli po e bombardon me pyetje per te vellain ne burg ne Gjermani dhe nuk pergjigjet. . Qe te besh lufte politike ,duhet te kesh moral ( qe ti se ke) dhe dyta te respektosh ligjet e shtetit . Versioni i juaj i komanduar nga skenaristi Sali , nuk ben habi se pala italiane nuk ka kerkuar ekstradim dhe nuk eshte ne listen e interpolit. Xhafa sipas ligjit nuk mban pergjegjesi per te vellain por per veten e tij qe po e drejton ministrine ne menyre te shkelqyer ne luften kunder krimit . Si ka mundesi qe PD per 13 vjet ne opozite luften e ka i me kryeprokuroret ose me ministrat e brendeshem ?

    Përgjigju
  • Alibeu bajgë: 14/05/2018 12:50

    Kjo klasë politike bajgë, e gjitha bajgë, bëja mbajtur qellimisht per 28 vjet Shqipërinë në tranzicion të gjatë politiko-ekonomik, që fëmijët, e farefisi i saj të zaptojë vendin siç e ka zaptuar duke na nxjerrë nam të keq. KJO KLASË POLITIKE FUNDËRRINË DUHET ZHDUKUR, JO VOTUAR. Klasë politike pjellë e vemjeve spiuno-kapterrë të PPSH-së

    Përgjigju
  • Popull: 14/05/2018 12:43

    Ky pergjimi tregoka se I vellai ministrit qeka njelloj si Tahiri PO KY GJATOSHI NUK KA NJERI TJETER PER MINISTER DREJTESIJE APO DUHET PIKERISHT VELLAI I TRAFIKANTIT QE TE LE SHUME PER TE DYSHUSR

    Përgjigju
  • Fredi: 14/05/2018 12:37

    Nese rezulton e vertete atehere ministri Xhafaj duhet te jape menjehere doreheqjen. Nuk ka asnje justifikim, as spiunat e PD-se dhe as Mona Cizmja dhe Like floriri. Kanabizimi e shkateroi PS-ne. Saje Qorri po bashkepunon me PD nen dirigjimin e Gramoz Rucit duke perdorur sekseret e flliqur dhe injorante si Sadri Abazi, i lidhur ngushte me trafikun e heroines. Rama duhet te flase perfundimisht se ne krahun e kujt eshte, ndryshe dhe ai te largohet. PS nuk duhet te heshte me per kermat e PD-se. dhe ata brenda saj. Nga kjo situate alarmante perfitojne vetem kriminelet qe jane burg, ata qe vazhdojne trafikun te pashqetesuar dhe qen rrugesh si Loshi. Loja e pergjimeve u hap, le ta shohim te gjithe se kush na ka qeverisur dhe qeveris keto 28 vjet. Kujdes Saje Qorrin se mos tenton serish vetvrasje. Policia duhet ti nderprese furnizimin me kokaine tani qe eshte ne arrest shtepie, edhe ne breke duhet t'ja kontrollojne gruan dhe kelyshin qe ka.

    Përgjigju
  • Fran: 14/05/2018 12:33

    O KRIMINELËT e PDsë që u bëtë më keq se ato HARRIXHOFKAT , që nuk latë njeri pa BALTOSUR !!! Po pse kshu do merni Pushtetin ju të MALLKUAR! Ky HALABAKU perse nuk felt për VËLLAIN e tij ,që është KAPUR në GJERMANI për GRABITJE me DHUNË ! Lëre pastaj që është NIPI i ISA TOSKËS , KRYE BANDITIT dhe KRYE HAJDUTIT më të madh të QARKUT të FIERIT , që ENVER HOXHA i tregoi Vendin . PDja është PARTI KRIMINELËSH , BANDITËSH , TRADHTARËSH dhe KRYE HAJDUTËSH !!! VAFSHI në FERR që të gjithë , dhe kështu ju paftë Populli (të SHKËRRMOQUR) !!! HËNGSHI KOKAT tuaja ishalla .

    Përgjigju
  • FAMOZ FAMOZI: 14/05/2018 12:30

    Këta janë bajga të gjith të PD .akoma te përgjimet në një vrim i bien fyellit .aty jan bër vrasj na saliu na luli edhe mediu nuk është futur gjëbë në këmb ktyr ordinerav këta do ishin brënda në burg.

    Përgjigju
  • Albi: 14/05/2018 12:28

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe vellai i trafikantit do te luftoj trafikantet. Po gjithcka eshte e vertet vellai i ministrit vazhdon trafikun (me mbrojtjen e ministrit).Njelloj si puna e Tahirit qe Rama vinte doren ne zjarr se gjoja ishte i pafajshem deri sa erdhen provat nga Italia.

    Përgjigju
  • ujku plak: 14/05/2018 12:13

    O PD . o parti spiunash , e sigurimsash. Qe te te besojme , ne populli, niseni njehere nga vetja. Pastaj meruni me te tjeret. Sic ju thote dhe Monika e iliri, peshku qelbet nga koka. Pastroni njehere koken tuaj, e pastaj meruni me te tjeret. Se kuptoni , qe po beni mese te besueshme proverben : haduti bertet , kapeni hajdutin ...

    Përgjigju
  • Asnjëanës: 14/05/2018 12:12

    Po ky Alibeaj nuk ishte minister drejtesie, perse nuk e gjeti atehere Agron Xhafen? Apo i kishin gjerat ne regull atehere, ndersa tani qe duan pushtet gjejne yckla per te marre ndonje vote per bashkite! Perse nuk shfaroset kjo loje politike qe perdorin keta?

    Përgjigju