Përmbytjet në Francë, shkon në 10 numri i të vdekurve, Macron: Jemi më të prekurit

Temperaturat e ulëta të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe me stuhi, kanë shkaktuar një situtatë katastrofike në Francën jugperendimore, ku si pasojë e përmbytjeve 10 persona kanë humbur jetën.

Zona më e prekur ishte qyteti i Trebes, i cili qëndron mes një kanali dhe dy lumenjve. Autorititete lokale thonë se vetëm brenda disa orëve gjatë natës, ra shi më shumë se gjatë shtatë muajve të fundit. Situata alarmante, bëri që presidenti francez të anulonte axhendën e tij politike dhe të fluturonte drejt zonës ku ndodhën përmbytjejt.

Gjithashtu aty shkoi edhe kryeministri Edouard Philipe, i cili u takua me personelin e shërbimit emergjent dhe u ofroi mbështetjen e tij. Rreth 350 zjarrfikës u përfshinë në operacionet e shpëtimit, një numër që do të dyfishohet pasi shumë prej tyre pritet të merren me pasojat.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës