Tiranë, përplaset për vdekje nga një makinë shefi i Njësisë Operacionale të Gardës/ Emri

TIRANE-Përplaset për vdekje shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika. Ai u përplas nga një makinë në mesnatë pranë Kryeministrisë. Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e gardës pranë Kryeministrisë dhe po largohej. Ai ka qenë në këmbë duke ecur kur është goditur nga një makinë për vdekje.

Homazhet për shefin e Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika

Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës që përplasi për vdekje Nikën. Ai është Albert Memia 31 vjeç, banues në Tropojë. Sipas policisë, rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II” duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, Memia aksidentoi me pasojë vdekjen në vend 50 vjeçarin.



Makina që aksidentoi shefin e Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika

Dyshohet se i riu nga Tropoja ka qenë me shpejtësi të lartë, në momentin kur ka përplasur Shefin e Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës. Policia thotë se Albert Memia akuzohet për “Shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës ka gjetur menjëherë vdekjen pasi është goditur nga makina. Kur ka mbërritur ambulanca ai kishte ndërruar jetë, ndërkohë që skena është parë edhe nga disa prej gardistëve që qëndronin pas Kryeministrisë. Martin Nika ka qenë më parë shef i shoqërimit të delegacioneve. Ai shoqëruar personalitete si Bush, Papa dhe zonjës Clinton gjatë vizitave në Shqipëri.

Viktima Martin Nika

Jetëshkrimi i Martin Nikës
Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika, që ndërroi jetën pas një aksidenti në mesnatë është një emër i njohur dhe me një karrierë të gjatë. Nika lindi në Shkodër në 1968, ndërsa në 1990 mori titullin nënoficer, u pranua në Gardën e Republikës. Në 2012 është emëruar snajperist. Në 2006 emërohet komandat grupi në Njësinë Speciale, ndërsa në 2009 te Ndërhyrja e Shpejtë. Në 2007 ai mbaroi në Egjipt kursin për sigurimin e VIP-ave, në 2010 mbaroi kursin për oficer të shtabit.

Jeteshkrimi i Martin Nikes

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkelqim: 26/08/2022 21:23

    Personi ne fjal nuk esht aksidentuar fare kjo esht nje turp i madh qe shteti e lejon . Un jam nje ish punojes policie dhe kam wen ne ket vendngjarje dhe personi kishte humb jeten nga plumbi sepse po aty tek lokal padam mbeti i plagosur dhe samir mane nga ervis martinaj po gjith kjo o mbyll si histori

    Përgjigju
  • Ira: 25/05/2018 17:27

    Nje njeriu i moren jeten e asgje s'ia kthen me, Zoti ua befte te lehte familjes e gjithe njerezve te tij te dashur

    Përgjigju
  • Meti: 25/05/2018 16:19

    Ngushellime familjes shokve miqve dhe gjithe te afermve, per humbjen e njerut tyre te dashur. Ai ka aenne nje nder usharaket me kerrekt te Gardes se Republikes, dhe policise shtetit. Lagrgimi i tije nga kjo jete si pasoje e nje aksidenti nga nje mjet duke kontrolluasr sherbimet ne ora 03.00, te mjesit eshte nje humbje e madhe per Organizaten e policise dhe per te gjithe. I pa harruar kujtimi i tije

    Përgjigju
  • Faik: 25/05/2018 16:01

    O ZOT I MADH Çfarë bëhet KSHU ?!! Shqipëria ka SHOFERËT më ARROGANTË dhe më KARAGJOZAT e gjithë BOTËS !!! TURP!! Unë Jetoj prej 17 Vitesh në SHBA dhe kaq shumë AKSIDENTE me pasojë VDEKJEN NUK Ndodhin as në KALIFORNI , që POPULLSIA është 45 MILON BANORË dhe është sa ITALIA me SPANJËN bashkë me SIPËRFAQE !! Kur ka kaq shumë SHOFERË të PËSHTIRË në Shqipëri , Shteti duhet të Ndryshoj Kodin PENAL të QARKULLIMIT RRugor , dhe kushdo që PLAGOS dikë shumë Rëndë , ose dikush VDES nga AKSIDENTI , SHOFERI duhet të Shkoj PRAPA HEKURAVE 25 VJET e LART , dhe do ta shikoni pastaj sesa Shpejt do NDËRGJGJËSOHEN SHOFERAT FODULLË Lapanjozë SHQIPTARË . NGUSHËLLIME FAMILJES dhe POLICIA duhet të INVESTIGOJË , sepse mund të ketë qenë e QËLLIMSHME !!!

    Përgjigju
    • Faik For President: 26/05/2018 07:41

      Faik je gjenial,dhe ne nje aksident ja ke dal te hedhesh dyshimet se mund te jet i qellishem.. NGUSHELLIME FAMILJES.

  • Erik: 25/05/2018 15:58

    Ngushellime familjes dhe gjithe te afermve, qofte i paharruar!

    Përgjigju
  • Kafsha: 25/05/2018 14:19

    Ky eshte edhe njehere rasti me i mirë qe te rrishikohet nga themeli mënyra e marjes se patentes, duke i shtrenguar gjerat... Kjo gje qenka ba... e gjallë!

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/05/2018 14:00

    Ngushllime familjës dhe mbarë policis Shqiptare dhe Shqipëris per humbjen e jetës në krye të detyrës !!!

    Përgjigju
  • AJAX: 25/05/2018 13:58

    Ngushellime familjes per humbjen e ketij djali te qeshur dhe fisnik vetem respekt shprehte kudo . I qofte i lehte dheu dhe u prehte ne paqe.

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 25/05/2018 13:51

    Malokut Kafshes te akuzohet per vrasje me makine dhe te denohet per kete. Nuk ishte thjesht aksident sepse kishte pire dhe marre droge. Ja mbylli jeten tjetrit.

    Përgjigju
  • Alfred Kumlla: 25/05/2018 13:42

    Malokut tropijan kafshës mbylleni në kafaz për gjith jetën. Se po e lat të lir ai prap të tilla gjëra do bëj. I ndjeri u preft në paqe.

    Përgjigju
  • Tini: 25/05/2018 13:07

    Ngushllime familjes, per ikjen para kohe te nje figure te spikatur te gardes se Republikes . Autori te marri denimin majsimal per krimin e kryer .

    Përgjigju
    • Berti: 25/05/2018 13:37

      Cfare denimi? Me kete kod penal qe kemi ne ohuuuuu Nese nuk konsiderohet vrasje dhe jo aksident me pasoje vdekjen, ky kamikazi i ben as i ben 3 vjet denim. Ngushellime familjes.

  • Tahipi: 25/05/2018 12:47

    U prefsh ne paqe , ngushellime me te sinqerta familjes

    Përgjigju
  • populli: 25/05/2018 12:18

    gushellime familjes po munte te jete e qellimshe

    Përgjigju
    • Varja: 11/02/2020 23:16

      I qellimshem dhe se lun topi. Ishte Badigard i Samir Manes dikujt i prishte pune

  • Tirona: 25/05/2018 11:51

    Gjynof i madh nji djal fantastik e kam njohur personalisht nga djemt me te mir te Gardes .Ngushellime familjes.

    Përgjigju
    • Berti: 25/05/2018 22:14

      Djale i persosur. Shok i jashtezakonshem ! Profesionist i vecante ! Keto fjlae i thote kushdo qe e ka njohur Martinin. Na pikellove pa mase o vella !

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës