
Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Sydney-n në Australi gjatë festimeve të Hanukkah, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Sipas mediave të huaja, të paktën 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Në lidhje me këtë sulm ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka dënuar ashpër aktin dhe ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Australinë.
“Dënoj me forcë sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme, shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, ka shkruar Begaj.
Lajmi kryesor:
Akt terrorist në Australi/ Babë e bir hapin zjarr mbi turmën e njerëzve në festën hebraike! 16 të vdekur, mes tyre 1 nga autorët, arrestohet tjetri (VIDEO)








