Përurohet shtëpia e LEGO-s, u projektua nga arkitekti i Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels

Përurohet shtëpia e LEGO-s, u projektua nga arkitekti i Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels

Shtëpia e LEGO në Danimarkë, e projektuar nga Bjarke Ingels

Një tjetër kryevepër e arkitekturës botërore u përurua së fundmi në Danimarkë. Shtëpia e LEGO-s, e projektuar nga Bjarke Ingels, arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, ka hapur dyert e saj jo vetëm për fëmijët, por për të gjitha grupmoshat.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ashtu si në Danimarkë e vende të tjera, ku modernen e presin krahëhapur dhe pa histeri, ashtu duhet të ndodhë edhe në Tiranë për Teatrin e ri. “Sa mirë për fëmijët e Danimarkës, një Lego House për lojë e shfaqje! Si nuk u ngrit Mbreti aty t’i kundërshtonte me protesta, si ish-Presidenti ynë? Ndaj bëjnë përpara ca kombe o miq, se e presin të renë krahëhapur, pa histeri, po me optimizëm për ndryshim! Duhet dhe ne”, shkruan Veliaj.

Godina e re e LEGO-s në Danimarkë, e projektuar nga Bjarke Ingels, është konceptuar si një qendër përvoje impresive, e cila përfshin atraksione të ndryshme dhe që pritet të tërheqë rreth 250,000 vizitorë çdo vit me rreth 2,500 vizitorë në ditët e pikut. "Ka qenë një ëndërr për mua, për shumë vite, për të krijuar një vend që do t'u japë vizitorëve tanë përvojën e fundit LEGO", thotë pronari LEGO, Kjeld Kirk Kristiansen.

Studio e Bjarke Ingels Group është një nga më të njohurat në botë me një sërë projektesh të rëndësishme. Disa nga veprat më të bukura të studios BIG është ai i ndërtimit të stadiumit të Barcelonës, ridizenjimi i Qendrës Botërore Tregtare, e rindërtuar në Manhattan, që do të zëvendësojë dy kullat e shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, si dhe projektimi i Googleplex.

Ora 13:24
Përurohet shtëpia e LEGO-s, u projektua nga arkitekti i Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

    Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat