Padia në SPAK për Teatrin/ Aleanca i dërgon një kopje autoriteteve daneze: Arkitekti Bjarke Ingels i përfshirë në një tender korruptiv, reagoni sipas ligjeve tuaja

Padia në SPAK për Teatrin/ Aleanca i dërgon një kopje autoriteteve daneze: Arkitekti Bjarke Ingels i përfshirë në një tender korruptiv, reagoni sipas ligjeve tuaja

Bjarke Ingels dhe projekti për Teatrin Kombëtar

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dorëzuar një kopje Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës, Prokurorit të Përgjithshëm të Danimarkës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Penale të Danimarkës të kallëzimit penal në SPAK ndaj Kryeministrit shqiptar, kryebashkiakut Erion Veliaj, biznesmenit Shkëlqim Fusha! Kjo sepse ata pretendojnë se arkitekti danez Bjarke Ingels ka kryer një vepër penale në Shqipëri, si i përfshirë në atë që quajnë tender korruptive, për këtë arsye kërkojnë nga ana e tyre që të reagojnë sipas ligjeve në Danimarkë. Në njoftimin e tyre, ato pretendojnë se kanë pasur një përgjigje. 

"Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i nisi Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës, Prokurorit të Përgjithshëm të Danimarkës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Penale të Danimarkës, një kopje të kallëzimit penal kundër Kryeministrit shqiptar, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shtetasit shqiptar Shkëlqim Fusha, që ka bërë pranë SPAK-ut, kohë më parë, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi përfshirjen në projektin korruptiv të ndërtimit të Teatrit të Ri të shtetasit danez Bjarke Ingels përfaqësues i kompanisë BIG. Me një shkrese përcjellëse i kërkuam institucioneve të drejtësisë daneze të reagonin në respektim të ligjeve që veprojnë në Mbretërinë e Danimarkës. Ndryshe nga institucionet shqiptare, që shquhen për mungesë transparencë, na mbërriti një përgjigje në kohë rekord prej institucioneve daneze në fjalë, e cila na siguron se do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare. E drejta vonon, por nuk harron", shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Po për çfarë kallëzimi e kanë fjalën? Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë për 6 kallëzime në SPAK për kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe arkitektin danez Bjarke Ingels. Akuzat kundër zyrtarëve të lartë të shtetit dhe arkitektit janë disa nga shkelja e barazisë në tendera, korrupsion, dhënie e ndihmës për ndërtim të paligjshëm dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Aleanca kërkon sekuestron mbi projektin danez për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luani: 24/09/2020 09:58

    Kjo aleance eshte teresisht politike dhe udhehiqer nga pseudo artiste.... Kokat e artit ne Shqiperi jane te gjith dakort qe ajo godine qe i ngjante nje STALLE te prishet dhe te ndertohet nje e re bashkohore si.... STADIUMI.... OPERA..... BULEVARDI I RI.... SHESHI.... AMFITEATRI TE LIQENI.... SHETITORJA RRETH LIQENIT... KENDI I LOJRAVE TE LIQENI.... KENDE LOJRASH NDER LAGJE.... MBJELLJA E MINRA PEMEVE TE REJA... SHKOLLA E KOPESHTE TE RI... E CFAR TE NUMEROSH ME PARE.... PO PD CFAR KA BERE... NJE MUT TE MADH.... KJO ESHTE ALEANCA QE KERKON VETEM REGRES E UDHEHEQUR NGA VELLEZERIT BUDINA QE DUAN TE BEHEN DEBUTET DHE ZHULS I LA LARE NERITAN LICAJ.

    Përgjigju
  • Iris: 24/09/2020 01:13

    Duke marre si fakt te kryer qe teatri u shemb,a nuk konsiderohet AUTOMATIKISHT e SHKRIRE dhe aleanca per mbrojtjen e tij?! Perderisa nuk ka me teater si ndertese fizike,atehere ,bien vete dhe akuzat,padite ,pasi behet fjale per dicka inekzistente.I njejti parim ndiqet dhe ndaj nje personi qe I pushohen te gjitha ceshtjet gjyqesore kur personi ka vdekur.

    Përgjigju
    • Taku: 24/09/2020 09:56

      Me kete llogjike, per te gjithe njerezit qe vriten, vrasesit te shpallen te pafajshem, se njeriu nuk ekziston me..

  • Hasan Pordha: 23/09/2020 22:32

    O budallenj o njethundrake me fytyre njeriu cfaj ks arkitekti danez atij ju kerkua nje projekt per teatrin e ri ashtu si mund ta bente cdo arkitekt tjeter u pagua nga shteti per kete dhe kaq.

    Përgjigju
  • Eva: 23/09/2020 22:08

    Hahahaha dasem pa nuse e dhendure! Po dhe budi e di qe Danimarka nuk ka juridiskion qe te shqyrtoje dicka qe ka ndodhur ne Republiken e Shqiperise. Aleanca per Teatrin ka marre pergjigjen me dorashken diplomatike. Ju rrofte qe pretendojne se vene ne skene Shekpsirin e co. Me kete tregojne se jane vetem papagaj dhe meshiro o Zot se s'dine se cfare flasin!

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/09/2020 21:31

    Hahahaha sa kam qesh me këtë aleancën!

    Përgjigju
  • Endri: 23/09/2020 21:13

    Jane ngritur gjithe plehrat te koordinuar te hedhin balte. E kote, edhe nje mandat i trete per PS dhe SB is IM pas hekurave

    Përgjigju
    • Europ: 24/09/2020 06:54

      Aleanca e maskarenjeve

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet