Veliaj: Javës tjetër do të hapet gara për ndërtimin e Teatrit të Ri kombëtar! Projekti danez fiton konkursin për godinën pranë TOKB
Projekti për Teatrin e ri
TIRANË- Javës tjetër do të hapet gara për ndërtimin e Teatrit të Ri kombëtar. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, teksa ishte në aktivitetin ku u shpall fituesi i projektit “Tirana Multifunctional Center”.
“Ne javën tjetër do të hapim garën për Teatrin e Ri Kombëtar, projekt nga Bjarke Ingles Group”, tha Veliaj.
Projekti është bërë nga arkitekti danez Bjarke Ingels! Më herët, kryebashkiaku Veliaj ka bërë me dije se Teatri i ri do të jetë disa herë më i madh se i vjetri dhe do të ofrojë kushte sipas të gjithë standardeve. Ai do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla 'Black Box' prej 200 metra katror secila. Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun. Po kështu, Teatri i ri Kombetar, përveç ambienteve të tjera ndihmëse, do të ketë edhe një parkim nëntokësor.
Ndër të tjera, projekti danez i studios CEBRA është shpallur fitues për një ndërtesë shumëkatësdhe që do të ndërtohet në Tiranë. Bëhet fjalë për një godinë si katedrale që do të ngrihet mbi lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit.
Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit të 2020, ngjarje që solli një sërë protestash dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, në krah të të cilëve doli edhe opozita. Debati për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nisi në fund të 2017 dhe fillim të vitit 2018, por shembja e godinës u bë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me artistët për ndërtimin e godinës së re. Nga ana tjetër, Presidenca e çoi në Gjykatën Kushtetuese, ku bëri një shtim objekt padie kërkuar pezullimin e zbatimit të çdo akti e veprimi që buroi prej ligjit të Teatrit dhe VKM-së, por 'Kushtetuesja' nuk e pranoi këtë kërkesë të Presidencës.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11427
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbardhen të tjera argumente të mbrojtjes së Veliajt për Apelin: SPAK regjistroi procedimin jashtë afatit, iu deshën 7 muaj pas kallëzimit anonim! Vila në Qerret nuk është e tij, s’ka prova
17 Shkurt, 16:36
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
Ikona e teatrit dhe kinemasë, Robert Ndrenika mbështet Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë
17 Shkurt, 14:52
-
Arrestimi i Veliajt, Ilir Yzeiri në Report Tv: Hetimi nisi me një letër anonime banale! SPAK nuk merret me 21 janarin apo Gërdecin por me blerjet online të gruas së kryebashkiakut
17 Shkurt, 13:49
-
Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO! Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë
17 Shkurt, 12:39
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
Sekuestrimi prej SPAK i celularit të Ajola Xoxes në dhjetor, shtyhet për 20 shkurtin seanca e ankimit në GJKKO! Çështja shqyrtohet nga gjyqtari Erion Bani që la në fuqi arrestin për Veliajn
17 Shkurt, 09:31
-
'Arresti me burg ndaj Veliajt i tepruar', çudit ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD
17 Shkurt, 07:07
-
I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme
16 Shkurt, 16:58
-
Në akuzë për korrupsion e pastrim parash, Veliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën arrest me burg
16 Shkurt, 12:31
Llamb ethyer
Përgjigju