“Mandarinat si hashashi”, policia shkul fidanët në Konispol, fermerët të revoltuar (Video)

Ditën e djeshme 15 punonjës të Bashkisë Konispol, Policisë Bashkiake dhe asaj të rendit kanë shkulur 250 rrënjë mandarinë në fshatin Xarrë, Bashkia Konispol. Në pamjet që vetë fermerja Margarita Jani ka xhiruar shihet përplasja e saj me forcat e rendit. Dy fermerët , burrë e grua kishin mbjellë ilegalisht mandarina në tokën e marrë me qira si kullotë për bagëtitë.

Report Tv ka kontaktuar me familjen Jani, të cilët kanë pranuar faktin se toka ku janë mbjellë mandarinat është kullotë dhe është e palejueshme të mbillet me mandarina, por sipas tyre, mungesa e parave ka sjellë shkeljen e ligjit. Koço dhe Margarita Jani kanë thënë se kanë mbjellë mandarina pasi të njëjtën gjë kanë bërë të gjithë banorët e zonës. Ata mohojnë të kenë mbjellë 250 rrënjë mandarina sa deklaron zyrtarisht bashkia Konispol, por vetëm 150. 

Erdha në mëngjes këtu në 10;30 dhe gjej Athinanë dhe policinë. E pyes çfarë bëni ju këtu? Iu thashë se nuk kam bërë asgjë të keqe, siç mbollën të tjerët, mbolla dhe unë. Duhet t’i shkulësh më thanë. Iu thashë që është gjynah t’i shkul. Erdhën policët e tjerë me punëtorët dhe i shkulën. Iu thashë që të mos i hiqnin por të më linin afat 2 ditë. Iu thashë që do t’ju zejë buka e fëmijëve të mi. Polici më mbajti nga duart, iu thashë “Doni të më përdhunoni”. S’di çfarë kam incizuar se ma hodhën tabletin në shesh. Më hodhën duart. Gjynah i madh për 150 rrënjë. Nuk kemi bërë gjë. Vjedhje s’kam, me drogë nuk jam marrë. Kam rritur 2 fëmijë me 10 mijë lekë të deleve. Dil dhe shiko tek stalla gjithë stivën e mbjellë pa leje. Iu luta të më linin 2 ditë kohë. U bë diçka e paparë. Më vranë dy fëmijë! Nuk di ç’të them, ndoshta ka lidhje dhe bindjet tona politike. S’di çfarë të them.

Margarita Jani, fermerja që u përplas me policinë në Xarrë

Ndërsa Koço Jani, ka qenë edhe më i irrituar dhe thotë se edhe po të ishte kanabis, policia e Shtetit s’duhet të ishte sjellë në mënyrën që u soll.

Ça ishte more? Hashash ishte? Na mor na, të tërbuar... Edhe hashash të ishte, nuk do bënit kështu. Shikoni more seç kanë bërë. Është turp more.

Koço Jani, fermeri që kishte mbjellë mandarinat pa leje në Xarrë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
Konispol/ Reagon kryebashkiaku Shuaip Beqiri: Toka e pretenduar nga kisha, nuk mund të mbillen mandarina

Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë kontaktuar me bashkinë e Konispolit, pas ngjarjes së djeshme, ku policia bashkiake dhe ajo e Shtetit kanë shkulur 250 rrënjë mandarina, të dy fermerëve, Koço dhe Margarita Jani në fshatin Xarrë.

Kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri, ka thënë se veprimi i autoriteteve ka qenë në harmoni ligjore, pasi toka ku mbollën dy fermerët mandarina, është pretenduar për pronësi edhe nga kisha.

Koço Jani është paraqitur në Bashki përpara 20 ditësh dhe ka kërkuar nga të mbjellë në parcelën që e kishte me qera për kullotë mandarina. Duke qenë se kjo tokë pretendohet edhe nga kisha, ne i thamë se nuk mund të mbillni, ndërkohë që e kemi paralajmëruar se nëse do të ndërmerrte këtë veprim do të veprojmë sipas ligjit.

Përpara 3 ditësh fermeri ka mbjellë rreth 250 rrënjë mandarina dhe nga ana e Bashkisë kanë shkuar duke i kërkuar të firmosin një kontratë për shkulje vullnetare brenda 3 ditësh, por kjo nuk është pranuar fermerët.

Në këto kishte kemi vepruar sipas ligjit për pastrimin e parcelës.

Shuaip Beqiri, kryetari i Bashkisë Konispol

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 16/09/2018 17:24

    Neqoftese do funksjononin ligjet per kedo njesoj dakort por ja qe merren vetem me te dobetit.Prandaj nuk mund ta quash shtet!Vetem te genjesh!Njesoj si me rrugen e kukesit,Kuksjanet paguajne me pak se te tjeret.Pse? sepse bene kryengritje dhe fituan.Ku eshte shteti ketu?

    Përgjigju
  • bledi 1: 16/09/2018 12:34

    shiko nuk mund te mbjellesh ne toke te tjetrit ose ne toke publike. po e mbolle kjo te ndodh ne cdo vend te botes. koha e sali berishes ka ikur hajde nga veriu edhe bohu venali me zaptim toke

    Përgjigju
  • Free: 16/09/2018 11:53

    Dora e hekurt e shtetit merret me ata qe mundogen te nxjerrin buken e gojes.....ndersa Tahiret e shoke lumturohen e ligji as nuk u afrohet se i mbron parlamenti kriminal. Ne tirane bohen trena me Don Perignon e fishekxjarr e spaguhet asnji tax, plazhet plot e sjepen fatura neprr hotele e restorante. Bjeri fakirit merri shpirtim se paska qen i forte ky popull.

    Përgjigju
    • Fredi: 16/09/2018 12:48

      E sakte, me dore te hekurt ndaj te pamundurit. Maksimumi jane mandarina qe do shiten ne treg o pisa dhe nuk eshte hashash. Saje Qorri, Ilir Meta bejne gare se kush hypen ne majen me te larte dhe kush zhytet neper lumenj. Ata jane mbi ligjin, mbi popullin. Ligji me dore te hekurt por per te gjithe dhe me rradhe. Alfred Peza pastroi 1 milon euro pasuri dhe gjyqtari i lidhur me banden e lushnjes e nxorri te pafajshem mbasi dora e fishkur e Arta Markut zbuti akuzen dhe partia e promovoi. Berisha e tha publikisht qe e lejoi hashashin ne lazarat, asnje nuk pati guximin ta marre te pandehur. A e kupton ky popull qe huk duhet te shese me voten? A ja di vleten asaj vote qe hedh? A kupton qe ajo vote eshte e vlefshme sa jeta e tij dhe e familhes dhe jo 20 mije lek?

  • bledi: 16/09/2018 10:44

    ja cfare ben policia po te ishte hashash de kishin lene 2 fermeret kerkojne qe te nxjerin buken e gojes dhe te ushqejne femijet me te mbjellat, me pune dhe jo me te vledhura si politikanet shqiptar.

    Përgjigju
  • populli: 16/09/2018 07:00

    mose e shkeline ligjine jane fajture ,te gjithe ata qe e shkeline

    Përgjigju
  • Mario: 15/09/2018 21:19

    Cfare kafsherie. Cfare policie e cfare shteti kemi! Jepu nje 5mij leksh e turen vrap te shkulin e prishin, jepu 50mij leke e shkojne e vrasin, dokonspirojne e shesin njeri tjetrin pa te keq. Polici i thencin. Te ishte hashash do uleshin kembekryq do piqnin mishra e do u dilnin garant se si prekte njeri, do pinin raki me dolli e do mernin pjesen si cuna boba qe sbejne keq. Ja kjo eshte policia shqiptare.

    Përgjigju
  • Xxx: 15/09/2018 19:40

    E ca ka ktu per lajm? Te tjereve u rezuan shpite nga 3 kate se i kishin kunderligjit, e kta sureter te poshter fshataresh i bekan karshillik shtetit. Hajde mendje hajde, paskan dhe ankesa legenat. Ata te bashkise se kan ber tamam punen sepse vec se jua shkulen duhet ti kishin rras e 10 miljon lek gjobe qe ktij rrace fshatersh mos tu shkoj permendje ti bejne karshillik shtetit prap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet