1768398635_AltinNdoci.jpg

Është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues i Burgut të Durrësit, pas arratisjes gjatë ditës së djeshme të Altin Ndocit, i dyshuar si pjesë e një organizate të rëndësishme kriminale.

Burime për Report TV bëjnë me dije se ky vendim erdhi pas një analize nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni.

Më herët sot, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj, po për të njëjtën ngjarje. Gjithashtu 8 persona ranë në pranga, si persona përgjegjës për arratisjen e Ndocit.

Emrat e të gjithë të shkarkuarve dhe arrestuarve:

* z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;

* z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

* z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

* znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

* z. Aulon Quku – Kryeinfermier;

* z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.


Lajmi kryesor:

Arratisja e Ndocit/ 8 në pranga, nga zv.shefi i Policisë së Burgut Durrës te 5 efektivët që e shoqëruan e kryeinfermieri, shkarkohet zinxhiri drejtues! Burgjet: S’na informuan për vizitën as ne dhe as Policinë