Presidenti i Bylisit godet me
shkop gome delegatin e FSHF

Presidenti i Bylisit godet me<br />shkop gome delegatin e FSHF
BALLSH-“E padita në Komisariat”. Kjo ka qenë deklarata e Besnik Çelës bërë për “A1 Report” pas sulmit që pësoi nga Presidentit i ekipit të Bylysit, Besnik Kapllanaj. Ky i fundit e goditi dhe kërcënoi delegatin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ngjarja ndodhi në fundin e ndeshjes mes Bylisit dhe Laçit e zhvilluar në Ballsh. Presidenti i ekipit të Bylisit, Besnik Kapllanaj e sulmoi delegatin e FSHF-së, Besnik Çela në dhomat e zhveshnjes.

Në një prononcim për "A1Report", Besnik Çela ka rrëfyer të gjithë ngjarjen. “Në fund të ndeshjes, po prisja gjyqtarët për t’u futur në dhomat e zhveshjes".

"Në atë moment shfaqet Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj me një shkop gome duke më qëlluar disa herë në kokë. Nuk e di arsyen, pse më kërcënoi dhe më qëlloi. Po marr mjekimin në spitalin e qytetit të Fierit dhe më pas depozitova kallëzimin në Komisariat për Besnik Kapllanajn për dhunën që ushtroi”,- deklaroi ai.
 
Çela ka marrë disa plagë dhe është transportuar menjëherë me ambulancë në spitalin e qytetit të Fierit për të marrë ndihmën e parë.

Ndeshja mes Bylisit dhe Laçit nisi 20 minuta me vonesë dhe ishte e kontestuar gjatë gjithë 90’. Përplasjet mes Çelës dhe stafit të Bylisit kanë nisur që në fillim të ndeshjes, pasi delegati nuk ka lejuar që të nisë ndeshja nëse nuk do të dilnin nga stadiumi të gjithë personat e pa autorizuar, pasi ndeshja do të zhvillohej pa tifozë duke qenë se fusha ishte dënuar nga Komisioni i Disiplinës.

Në minutën e fundit situata është acaruar më shumë, pasi arbitri akordoi një penallti kundër Bylisit, të cilën futbollistët e Ballshit nuk e lejuan të goditej.  

Megjithatë pas disa minutash Vucaj e humbi penalltinë duke e mbyllur takimin në barazim pa gola.

Besnik Kapllani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes ndaj Vllaznisë ishte dënuar me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, por ai ka qenë i pranishëm në mjediset e stadiumit, madje duke sulmuar e goditur edhe zyrtarin e lartë të FSHF-së.

FSHF DËNON DHUNËN, PARALAJMËRON NDËRPREJEN E KAMPIONATIT
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar duke dënuar ngjarjen e ndodhur sot në dhomat e zhveshjes në Bllash, aty ku u zhvillua ndeshja mes Bylisit dhe Laçit.

Në reagimin të saj, FSHF-ja informon se gjatë gjithë kohës presidenti i ekipit të Bylisit ushtronte presion verbal ndaj delegatit të FSHF-së ndërsa paralajmëron se nëse nuk do të ketë dënime, FSHF do të ndërpresë kampionatin. 

"FSHF dënon ashpërsisht këtë akt të rëndë dhe të dhunshëm, që kërkon të prishë bukurinë dhe imazhin e futbollit. Këto incidente të dhunshme ndaj zyrtarëve të FSHF që dëmtojnë rëndë lojën dhe prekin thellësisht të gjithë opinionin futbolldashës, do të jenë objekt i ndëshkueshmërisë së të gjitha Komisioneve tona, sipas rregulloreve dhe dënimeve më ekstreme, që përcaktojnë ato”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Federata Shqiptare e Futbolli u bën thirrje “të gjitha organizmave shtetërore, Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Gjykatave që të jenë sa më aktivë në ndëshkimin e fenomeneve të tilla të dhunshme. Pa zbatim rigoroz të ligjit, pa një impenjim serioz të tyre për ndëshkimin e autorëve, gjithçka do të mbetet e mangët dhe për rrjedhojë futbolli, do të jetë gjithnjë i kërcënuar dhe peng i dhunuesve të tij.”

"Në rast, se kjo gjendje nuk do të ndryshojë dhe dhunuesit, nuk do të vihen përpara akuzave ligjore, Federata Shqiptare e Futbollit do të shikojë qëndrimin e saj në lidhje me vazhdimin e aktiviteteve futbollistike në Shqipëri. Në të kundërt, ajo marrë vendime ekstreme deri në ndërprerjen e tyre, nëse situata nuk do të normalizohet dhe të ketë më shumë siguri", vijon FSHF-ja. 

bensik cela me logo
(Në foto: Besnik Çela duke u mjekuar)

besnik, kapllanaj, Çela me logo
(Në foto: Bensik Kapllanaj (majtas) dhe Besnik Çela (djathtas)

ndeshja
(Në foto: Ndeshja mes Bylisit dhe Laçit)

Redaksia online
(d.b/e.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/  Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë