Prezantohen 19 përmbaruesit e rinj, zv.ministri Gogu: Merreni seriozisht detyrën, interesi publik mbi atë personal
Prezantimi i përmbaruesve të rinj
Në një ceremoni të zhvilluar sot në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u bë prezantimi i 19 përmbaruesve të rinj shtetërorë në të gjithë vendin, përzgjedhja e të cilëve u bë përmes Këshillit Përmbarimor si dhe prezantimi i Zv.drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Inspektimit në DPP, z.Ajet Zyberaj.
I pranishëm në këtë ceremoni, ishte edhe zv.ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili i inkurajoi përmbaruesit e rinj të mos harrojnë që janë fytyra e shtetit në kurorëzimin e drejtësisë së dhënë në sallën e gjyqit duke vlerësuar rezultatet e mira të përmbaruesve., të cilët edhe pse janë tkurrur në numër, vendimet e ekzekutuara prej tyre janë rritur me 40%.
Megjithatë Gogu nuk nguroi t’ju jepte një mesazh të qartë të gjithë atyre përmbaruesve, në lidhje me rastet e korrupsionit.
Nuk dua të besoj që në mesin tonë ka kolegë që praktikojnë metoda korruptive. Padrejtësia dhemb. Ju nuk duhet të vendosni interesin personal mbi atë publik. Merreni seriozisht detyrën.
Toni Gogu, zv. ministër
Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit, Piro Lutaj dha një mesazh për kryetarët e zyrave përmbarimore, që të marrin situatën në dorë, të mos zvarrisnin ekzekutimin e vendimeve të gjykatave në dëm të qytetarëve shqiptarë.
Nuk do tolerojmë që të jeni ju ata që krijojnë telashe për qytetarët shqiptarë.
Piro Lutaj, drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27.3%
-
Keq
53.2%
-
Nuk e di
19.5%
Vota total: 154
Lajme të tjera
-
Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 780 të dënuar, ulje dënimi për 800 të tjerë! Manja: S'përfitoi asnjë zyrtar i lartë
24 Prill, 13:26
-
PS kthehet në mbledhjen e ‘TIMS’, palët arrijnë dakordësinë! Miratohen kërkesat për informacion
19 Prill, 10:21
-
PS braktisi mbledhjen e ‘TIMS’, Gogu: Po shkelej hapur ligji! Salianji: PS kërkon të bllokojë punën, dërgova kërkesat për informacion
16 Prill, 13:27
-
PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Gogu: Salianji po paralizon punën, shkel hapur ligjin! Mendon se ka shkop bejsbolli për t’iu hakërryer kundërshtarëve politikë
16 Prill, 09:48
-
Mungojnë përkthyesit për gjuhët e rralla, ndryshon ligji! Ministria e Drejtësisë: Objektiv, 0 individë të papërfaqësuar
15 Prill, 18:51
-
‘Integrimi’, Tabaku: Duhet diskutim kombëtar dhe reforma! Gogu: Progresi i padiskutueshëm me drejtësinë europiane
11 Prill, 14:08
-
Izolohet për 1 vit në regjimin e posaçëm 41Biss, Fatmir Pjetri, anëtari i bandës së babagjyshëve
5 Prill, 21:31
-
Kuvend, Toni Gogu i kujton Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj fol për ata që janë në SPAK
4 Prill, 16:32
-
Manja prezanton zëvendës ministrin e ri të Drejtësisë
3 Prill, 15:27
-
Nis punën komisioni hetimor për ndërhyrjet në ‘TIMS’! Salianji: Do të shikoni spektakël të zi! Të thirret Rama! PS: Edhe Basha edhe Berisha
2 Prill, 15:12
-
Mbillen 3000 rrënjë fidanë në Prush, Veliaj: Periferia është fokusi i këtij mandati; Jeta ndahet në ata që bëjnë punë dhe në ata që bëjnë si bretkosat në liqen
30 Mars, 12:49
-
Konstituohet grupi i dialogut për 'Reformat'! Opozita: ‘Zgjedhorja’ prioriteti ynë! PS: Fillojmë punën për ta çuar para! Ftesë edhe për Bashën
28 Mars, 08:04