Gjatë samitit të mbajtur në Kroaci, ku mori pjesë dhe prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, me temë luftën kundra krimit ndërkombëtar ka folur edhe prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions.

Duke u ndalur në bashkëpunimin dhe partneritetin mes agjencive ligjzbatuese ai ka vlerësuar atë çfarë është arritur deri më tani. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dërguar ekspertë dhe personel shtesë për të ndihmuar agjencitë ligj zbatuese.

Siç është rasti Shqipërisë ku pranë Ambasadës Amerikane janë dërguar 4 prokuror dhe disa të tjerë në Bonje Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, deklaroi numri një i akuzës amerikane. Në fjalën e tij kryeprokurori Jeff Sessions theksoi se:

Departamenti Amerikan i shtetit ka financuar dërgimin e ekspertë policorë me një eksperiencë të lartë për të ndihmuar policitë e këtyre vende. Në Shqipëri kemi dërguar 4 ekspertë të tillë.

Kryeprokurori Jeff Sessions

Kryeprokurori amerikan u ndal edhe një operacion të suksesshëm policor të vendeve ballkanike ku merrte pjesë edhe Shqipëria.

Policia e Kosovës e trajnuar nga personeli amerikan, kanë bashkëpunuar me policitë e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë gjatë një operacioni të suksesshëm ku u arrestuan 100 persona dhe u sekusestrua 258 kilogram lëndë narkotike.

Kryeprokurori Jeff Sessions