Gjatë samitit të mbajtur në Kroaci, ku mori pjesë dhe prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, me temë luftën kundra krimit ndërkombëtar ka folur edhe prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions.
Duke u ndalur në bashkëpunimin dhe partneritetin mes agjencive ligjzbatuese ai ka vlerësuar atë çfarë është arritur deri më tani. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dërguar ekspertë dhe personel shtesë për të ndihmuar agjencitë ligj zbatuese.
Siç është rasti Shqipërisë ku pranë Ambasadës Amerikane janë dërguar 4 prokuror dhe disa të tjerë në Bonje Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, deklaroi numri një i akuzës amerikane. Në fjalën e tij kryeprokurori Jeff Sessions theksoi se:
Departamenti Amerikan i shtetit ka financuar dërgimin e ekspertë policorë me një eksperiencë të lartë për të ndihmuar policitë e këtyre vende. Në Shqipëri kemi dërguar 4 ekspertë të tillë.
Kryeprokurori Jeff Sessions
Kryeprokurori amerikan u ndal edhe një operacion të suksesshëm policor të vendeve ballkanike ku merrte pjesë edhe Shqipëria.
Policia e Kosovës e trajnuar nga personeli amerikan, kanë bashkëpunuar me policitë e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë gjatë një operacioni të suksesshëm ku u arrestuan 100 persona dhe u sekusestrua 258 kilogram lëndë narkotike.
Kryeprokurori Jeff Sessions
-
Please gulp TAHIRIN DHE XHAFEN NE FILLIM SA TE HAPET RRUGA PER DREJTESI .TAHIRAMETA MUNDET TI BLEJNE PROKURORET DHE POLICET ?? ESHTE LAJM I VERTETE ?? Dyshoj .QEVERITARET TANE JANE SHUME TE PASUR DHE MUND TE BLEJNE AMERIKANET TAMAM SI NE KOHEN E FIRMAVE PIRAMIDALE KU 20 000 SHQIPTARE BLENE VIZAT DHE JANE TANI NE AMERIKE ME VIRUSIN E KOMUNIZMIT .BENI INVENTAR DHE ESHTE E LEHTE TA VERTETONI .
Përgjigju -
Respekte dhe mirenjohje per ju.
Përgjigju











Komente
Komento