‘Rruga e Kombit’, Braçe: Banorët e zonës dhe autobusët të përjashtohen nga taksa

TIRANE-Pas debatit politik dhe protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, Komisioni i Ekonomisë ka thirrur në një seancë dëgjimore ministrin e Financave, Arben Ahmetaj për të shpjeguar taksën dhe lehtësirat për qytetarët.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe kërkoi nga qeveria të kërkojë falje që nuk komunikoi me njerëzit për taksën në Rrugën e Kombit, ndërsa shtoi se banorët e zonës dhe transporti publik të përjashtohen nga tarifa.

Nuk kam asnjë lloj ndjesie sa para do paguaj në rrugën e Kombit Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Edi Rama. Më i intereson vetëm ajo kategori që u adresuat ju, u bë solidariteti i një Shqipërie të tërë për ta bërë atë rrugë, po që nuk përfitoi atë që duhej të përfitonte si qëllim, që u tha, ndikimi në varfëri. Ajo që ju duhet të kishit bërë shumë kohë më parë. Komunikonit me njerëzit, me deputetët, me mediat, dhe thënë të gjitha këto sikur të kërkonit ndjesë për këtë nuk do ishte gjë e madhe, jo thjesht ju si ministër i ekonomisë dhe financave po gjithë qeverisë?

Banorët duhen të përjashtohen nga pagesa e asaj tarifës, që do të thotë që banorët e zonës për shkak të mungesës së një rruge dytësore, që agai i ka ndërtuar në këtë vend nuk janë shoqëruar fare me rrugë dytësore, po për shkak se në këtë zonë fshatrat janë ndarë në mes dhe nuk ka as mbikalime as nënkalime, dhe banorët e zonës për të shkuar në shtëpinë e tyre duhet të hynë të dalin qoftë për 2-3 km duhen përjashtuar nga tarifa. Doja të dija nëse ju po i mëshoni kësaj pike apo jo. Shërbimi urban është i përjashtuar apo jo, me qëllim që mos të ndikojë në çmimin e biletës së udhëtimit të banorëve të qarkut të Kukësit?

Deklarata e Erjon Braçes ne Komision 

Qëndrimi i deputetit Braçe është kundër deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar se të gjithë do të paguajnë taksë, ndërsa banorët e zonës do të përfitojnë ulje përmes aboneve. Ministri Ahmetaj u përgjigj duke theksuar se po negociohet me koncesionarin për lehtësitë për banorët e zonës së Kukësit dhe transportin publik duke mos e përjashtuar mundësinë që të përjashtohen nga taksa, apo të jetë e reduktuar.

Ne kemi filluar të rinegociojmë me koncesionarin. Po diskutohet dhe patjetër që koncepti i përdoruesit të shpeshtë përfshin zonën, do të krijojë lehtësi për banorët e Kukësit, Tropojës dhe Hasit. Ju garantoj që autoriteti kontraktor me urdhër të kryeministrit është ne negociatë intensive. Në negociatat për paketën sociale ku mund të përfshihen edhe përjashtimet apo uljet e konsiderueshme të çmimit. Përsa i përket transportit publik ka disa praktika. Ka vende që i përjashtojnë autobusët, ndërsa disa jo. Unë besoj se ne negociatën që kemi autobusët do jenë përdorues të shpeshtë. Mund të shkojë nga përjashtimi në reduktim serioz të çmimit.

Përgjigja e ministrit Ahmetaj

Në seancë ishin vetëm deputetët e shumicës, pasi opozita ndodhet në gjykatën e Tiranës për të ndjekur seancën ndaj 23 protestuesve që u ndaluan në Rrugën e Kombit. Të shtunën e kaluar në Rrugën e Kombit u zhvillua një protestë nga banorët e zonës, e cila përfundoi në dhunë dhe shkatërrim të sporteleve të kompanisë që do të vjelë taksën. Banorët kundërshtojnë vendimin për të paguar taksën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 04/04/2018 19:17

    Fiks ja ke then o Brace. Banoret e zones mund te paguajn 1 mi lek te vjetera,kurse autobuzi i zones te paguaj vajtje ardhje 1 here. Se i bie te ven te tere me vendbanim kukes pasaj. Ka alternativa plote po te doni ju. Ate zone te varfer nuk i ben derman rruga se rruga pa vende pune dhe pa ekonomi eshte kote.

    Përgjigju
  • iliri: 04/04/2018 11:13

    SQARIM Nese duam perfundim dhe mirembajtje te rruges, ka dy menyra per te siguruar parate: 1) nga shteti 2) nga perdoruesit e rruges T'i paguaje shteti, do te thote t'i marre nga taksat e te gjithe shqipetareve, pra per rrugen te paguajne njesoj, si ata qe e perdorin (qe e konsumojne) rrugen ashtu dhe ata qe nuk e perdorin. Kjo eshte logjika e komununizmit: "te gjithe paguajne sa kane mundesi, secili merr sipas nevojes". Sipas kesaj logjike, kur disa konsumojne mish, sheqer, etj. parate ti paguaje shteti, pra te paguajne te gjithe per ate qe konsumojne disa!!! Shteti duhet te paguaje vetem shendetesine, shkollimin, dhe ato sherbime qe perdoren nga te gjithe si policine, ushtrine etj.

    Përgjigju
    • Dalipi: 07/04/2018 15:03

      Brace je i saket por desha te shtoje te ulet taksa per ata qe dota pagisjn per Motorcikleye 3 Euro vetem ne Hyrje dalje,5 euro per veturet hyrje dalje,Kamjonet e transportit 20 euro hyrje dalje,kukesjatet 1 Ero veturet motorecikletat mbi 100 kubik transporti puplik 3 ero vajtjevardhje,kjo eshte zgjidhja dhe qeyesimi i gjendjes

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare