Radio Televizioni i Serbisë rikthen transmetimin e lajmeve në gjuhën shqipe

Radio Televizioni i Serbisë rikthen transmetimin e lajmeve në gjuhën shqipe

Lajmet në RTS

SERBI- Radio Televizioni i Serbisë ka rinisur transmetimin e lajmeve në gjuhën shqipe, disa vite pas ndalimit.

Programi informativ quhet “Lajmet”  dhe do të transmetohet në orën 19:00 dhe përveç nëntitujve, gjithçka është në gjuhën shqipe.

Nga sot, lajmet tona në gjuhën shqipe. "LAJMET" mund t'i shihni çdo ditë pune në programin e dytë të RTS-it nga ora 19:00.

RTS

Edicioni i parë i lajmeve, filloi me vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Rusi, ku u bisedua edhe rreth Kosovës.

Më pas u transmetua një lajm rreth kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, referendumit të dështuar në Maqedoni, cunamit në Indonezi dhe në fund parashikimi i motit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm