Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar ditën e sotme një memorandum për transportin hekururdhor.
I nënshkruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski dhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç, memorandumi përfshin ndërtimin e një linje hekurudhore të shpejtë që do të lidhë Beogradin dhe Shkupin përmes Nishit.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Brnabiç, Kovaçeski është shprehur se memorandumi nënkupton ndërtimin e një linje hekurudhore të një standarti të lartë.
"Ky memorandum për bashkëpunim ka të bëjë me një linjë, objektivi përfundimtar i së cilës është të lidhë Athinën, Selanikun, Shkupin, Nishin, Beogradin, Lubjanën dhe Salzburgun dhe do të ketë një këmbë edhe në Budapest. Konkretisht, ne diskutuam një seksion Shkup-Nish-Beograd. dhe lidhjen e tij me aeroportin e Shkupit”,- tha Kovaçevski.